Art dhe krijimtari në shkollën “Kristaq Rama”
Çdo gjë është e rëndësishme dhe e bukur kur je fëmijë. Ndaj nuk është rastësi që gjërat e thjeshta janë ato që të rriturit dëshirojnë më shumë, mundësisht ato që ua zgjojnë kujtimet e fëmijërisë.
Çdo gjë është e rëndësishme dhe e bukur kur je fëmijë. Ndaj nuk është rastësi që gjërat e thjeshta janë ato që të rriturit dëshirojnë më shumë, mundësisht ato që ua zgjojnë kujtimet e fëmijërisë. Të gjithë ne e vizitojmë herë pas here botën e dëshirave dhe pasioneve që na lumturonin kur ishim të vegjël, jo vetëm për të parë sa kemi ndryshuar, por edhe për të rigjetur entuziazmin e pafajshëm brenda nesh. Le të urojmë edhe që fëmijët e shkollës “Kristaq Rama”, që kanë dekoruar me një shije kaq të hollë pjatancat e frutave në fotot e mëposhtme, kur të rriten, ta shohin veten si mjeshtra të artit të guzhinës, ose, së paku, që ditët e kampit veror 2016 të kenë qenë eksperienca të paharrueshme për ta.
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Poezi nga mësuesja Vera Ujka