Alpinistja nga Kosova pushton malin Everest
Alpinistja Uta Ibrahimi nga Kosova ka pushtuar malin Everest dhe në këtë mënyrë është bërë kosovarja e parë që është ngjitur në majën më të lartë të botës.
“Jam shumë e lumtur që solla flamurin shqiptar në majë të botës, si femra e parë shqiptare! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, - shkroi Ibrahimi në profilin e saj në Facebook.
Uta Ibrahimi vitin e kaluar pushtoi edhe malin Blanc (4.808 metra) maja më e lartë në Evropë dhe Emler (3.700 metra) në Turqi.
Në dhjetor të vitit të kaluar qëndroi në Himalaje, rajon që shtrihet në pesë vende: Butan, Indi, Nepal, Kinë dhe Pakistan.
Gjatë udhëtimit të saj njëmujor në Nepal, si pjesë e projektit “Gratë shqiptare në Himalaje” Ibrahimi pushtoi disa nga majat më të larta Yalung peak (5.700 metra), Nurbu peak (5.800) dhe majën Ramdung (5.925).
Qëllimi i këtyre udhëtimeve ishte adaptimi mbi kushtet malore dhe përgatitja për malin Everest. Mediat kosovare transmetojnë se majën më të lartë në botë më 22 maj e pushtuan edhe aplinisti Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, po ashtu nga Kosova.
Bëhet fjalë për ekspeditën e parë të një klubi alpin kosovar, të cilin financiarisht e mbështeti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe disa sponsorë privat. Përgatitjet për pushtimin e malit Everest, zgjatën dy muaj.
(Portali Shkollor)
Orë mësimi e hapur me klasën e shtatë
Përse është e rëndësishme lënda e fiskulturës?
Lojtari më i mirë i shahut në botë