Albas merr pjesë në panairin e radhës të librit “Kamza lexon” në datat 5, 6 dhe 7 maj
Mbahet për tri ditë radhazi, 5, 6 dhe 7 maj, panairi i librit “Kamza lexon” pranë sheshit “Nënë Tereza” të kësaj qyteze. Ndër takimet promovuese të titujve të fundit, marrin pjesë edhe shkrimtarët nga ALBAS. Ndërkohë në stendën e saj do të gjeni të gjithë gamën e botimeve ndër vite.
Më 5, 6 dhe 7 maj në sheshin “Nënë Tereza” të qytezës së Kamzës do të mbahet edicioni i dytë i Panairit të Librit me emrin “Kamza lexon”. Koordinator dhe drejtues i këtij panairi edhe në këtë edicion do të jetë shkrimtari Liridon Mulaj dhe do të organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, z. Rakip Suli.
Në këtë panair do të marrin pjesë 25 shtëpi botuese shqiptare, të cilat do t’i prezantojnë botimet e tyre të reja në stendat që janë ngritur në sheshin kryesor të kësaj qyteze.
Edhe Shtëpia Botuese Albas fton të gjithë dashamirësit e librit t’i bashkohen aktiviteteve kulturore dhe letrare që do të mbahen përgjatë këtyre tri ditëve.
Në stendën tonë do të gjeni të gjithë gamën e titujve të librave, për të rritur e për fëmijë, nga autorë shqiptarë dhe të huaj.
Për t’u njohur paraprakisht me të gjithë titujt e Albas mjafton të klikoni në www.albas.al
Në “Kamza lexon” do të organizohen 20 përurime librash dhe takimesh me shkrimtarë e botues të njohur. Ndër këto takime promovuese do të marrin pjesë edhe shkrimtarët e ALBAS si, Ervin Nezha për botimin e tij “Erërat që trazojnë mjegullën”, por edhe autorët e rinj, Xhoana Jaku për “Dritëhijet” dhe Ermal Lala për librin “Spirit”.
Sipas organizatorit, në këtë panair do të jepen 6 shpërblime letrare për vepra të arrira letrare.
Risia e këtij panairi do të jetë pjesëmarrja aktive e të rinjve të klubit të librit të pallatit të kulturës Kamëz në çdo panel, me pyetje dhe diskutime.
Nanila Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Mëso si të jetosh vet, mëso edhe nxënësit si të jetojnë
113 vite më parë u çel e para shkollë e mesme shqipe, "Normalja e Elbasanit"