Aktivitete

Aktivitete për nxënësit e shkollave fillore

Aktivitetet në klasë luajnë një rol kryesor në procesin mësimor të mësimdhënies jo vetëm në nivelin fillor por edhe në klasat e larta sepse zgjojnë interesin e nxënësve dhe i bën ata më krijues.

Aktivitetet në klasë i motivojnë dhe inkurajojnë nxënësit të mësojnë ide të reja.

 

 

1. “Kur të rritem…”


Në këtë aktivitet, nxënësit tuaj do të tregojnë se si mendojnë se do të duket jeta kur të rriten. Duke përfituar nga imagjinata e tyre, lërini të lirshëm të krijojnë atë që ata mendojnë se bota do të duket kur të jenë të rritur. Nxënësit mund ta tregojnë përmes vizatimit, ose duke krijuar një histori. 


 

2. “Unë mund të shoh, nuhat, shijoj, ndiej, dëgjoj…”


Ky aktivitet është një mënyrë e shpejtë për të ndihmuar dhe qetësuar nxënësit e shqetësuar. Kërkojuni atyre të mbyllin sytë dhe të mendojnë për gjënë e tyre të preferuar për të nuhatur, parë, shijuar, për të ndier dhe dëgjuar. Sipas dëshirës, nxënësit mund t'i ndajnë përgjigjet e tyre me tërë klasën ose me një grup të vogël.



3. Ngrini!!


"Ngrini!" mund të zbatohet për çdo aktivitet - rreshtimi, shkrim, luajtja e një sporti apo edhe një seancë e shpejtë kërcimi përpara fillimit të mësimit. Kjo aktivitet nuk dështon kurrë me nxënësit e rinj! Luani muzikë argëtuese, lironi pak hapësirë dhe lërini të djegin energji duke kërcyer. Është e mrekullueshme për trupin dhe trurin e tyre. Ju madje mund të zgjidhni muzikë që shkon së bashku me mësimet që po bëni atë javë, duke përdorur zhanre të ndryshme ose nga periudha të ndryshme kohore. Kur muzika ndalon, nxënësit ndalojnë së kërcyeri. Kushdo që ende lëviz, del nga loja.

4. Prezantoni shokun/shoqen


Me pak fjalë, ju bëni bashkë dy nxënës dhe ata më pas duhet të prezantojnë tjetrin në klasë. Nxënësve u caktohet një person tjetër për të intervistuar dhe më pas prezantohen në klasë. Kjo largon presionin e tyre për të folur për veten, dhe u mëson të bëjnë pyetje, të mbajnë mend informacionin dhe të flasin para të tjerëve.

Burimi: Klikoni këtu

 

Përgatiti: Era Baliu, gazetare/korrespondente e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,094 Lexime
3 vjet më parë