Lojëra në shtëpi

Aktivitete dhe lojëra për fëmijë aktiv gjatë periudhës së verës, mosha 6-18 muajsh

Angazhohuni së bashku me fëmijët tuaj në aktivitete të ndryshme, për t'ia bëra atyre sa më të këndshëm qëndrimin në shtëpi. Në këtë mënyrë ata do t'i shijojnë sa më shumë këto ditë vere dhe kujdesi distancimi social.

Gjatë kësaj periudhe qëndrimi në shtëpi, kalimi i një kohe cilësore dhe argëtuese me fëmijët tuaj është një sfidë më vete. Fëmijët tuaj kanë dëshira, interesa, si dhe kuriozitete për të realizuar lojëra të reja, dhe plot energji për t'u argëtuar. Nëse jeni duke kërkuar ide se si mund ti mbani të angazhuar dhe sa më aktivë këto ditë, më poshtë do të gjeni një listë aktivitetesh dhe lojërash, që ju mund t'i bëni së bashku me fëmijën tuaj.


Loja me “flluska” 

”Bëni disa flluska sapuni përballë fëmijës suaj dhe inkurajoheni atë t’i kap ato. Nëse fëmija juaj po ecën ose vrapon sigurohuni që të mos ketë objekte të rrezikshme përreth. Ky aktivitet e ndihmon fëmijën të zhvillojë motorikën fine/globale si dhe të ndjekë lëvizjet me sy, të orientohet në hapësirë etj.

Loja “Ta, Ta”

Uluni me fëmijën dhe luani lojën “Ta..” duke mbuluar fytyrën tuaj me duar. Sapo fëmijë të filloj të kuptoj lojën, inkurajojeni t'ju ndjek duke mbulur fytyrën e tij me duar. Vazhdoni duke u fshehur mbrapa objekteve si: pemë, tavolinë, perde etj, duke i thënë shpesh fëmijës “ta, ta”. Me fëmijët më të mëdhenj, ju mund të zhvilloni lojën duke u fshehur si ju dhe fëmija dhe më pas të gjeni njëri-tjetrin. Ky aktivitet e ndihmon fëmijën të zhvillojë aftësitë në koordinimin e duarve, për të ndjekur lëvizjet me sy dhe për t’u orientuar në hapësirë.

Loja me top

Kërkojini fëmijës t’i nxjerrë dhe t’i fusë ata një e nga një në kuti. Mund të luani edhe duke ia pasuar topat njeri- tjetrit.


Shporta me fjongo

Merrni një shportë dhe vendosni/fusni në hapësirat/thurjet e saj disa fjongo ose lidhëse këpucësh me ngjyra të ndryshme. Menjëherë sapo t’ia keni dhënë fëmijës, ai do të mundohet të tërheq fjongot e lidhura në shportë.


Loja me pazëll 

Uluni së bashku me fëmijën dhe mundohuni të vendosni në mënyrë të saktë pjesët e pazëllit. Ndihmojeni fëmijët gjatë lojës dhe emërtoni objektet në të.

Loja me gazeta

 Në dysheme vendoseni gazeta të ndryshme ose letra me ngjyra dhe lejojeni fëmijën të ecë mbi to, t’i gris dhe t’i zhubros ato. Mund të vendosni edhe qese të madhësive të ndryshme, fëmija do argëtohet me zhurmat që do krijojë. Mund t’i vendosni gazetat në formën e një rruge dhe t’i kërkoni fëmijës të ecë mbi to. Me fëmijët mbi 14 muaj mund të luani sikur po shkoni në dyqan, çerdhe etj, duke ecur në rrugën e krijuar nga gazetat.


Lojëra me miell

 Për të zhvilluar këtë aktivitet ju duhet që në një tas ose govatë të hidhni pak miell, vaj bebesh dhe ngjyrues ushqimor, sigurohuni që mielli të marrë formën e rërës së butë ose rërës kinetike ( nuk duhet të bëhet brum). Lejojeni fëmijën të luaj me të sikurse luan me rërën në plazh.


Të pikturojmë me ujë

 Në këndin e lojës së fëmijës vendosni letra me ngjyra të ndryshme, jepini atij një tas me ujë dhe sfungjer. Lejojeni të lagë sfungjerin me ujë dhe ta spërkasë atë në letër. Për ta bërë aktivitetin më tërheqës për fëmijën tuaj shtoni në ujë ngjyrues ushqimor.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,615 Lexime
4 vjet më parë