E rrallë

7-vjeçarja ëndërron të punojë në Google kur të rritet

Chloe Bridgewater është vajza 7-vjeçare e cila ëndërron që kur të rritet të punojë në kompaninë Google dhe për këtë ka vendosur të shkruajë një letër drejtuar drejtuesve të kësaj kompanie.

7-vjeçarja Chloe Bridgewater, vendosi t’i dërgojë një letër Google, në të cilën i kërkonte atyre që ta punësonin kur ajo të rritej.

Ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë që ëndërrojnë të bëhen astronautë, zjarrfikës apo shefa, vogëlushja i ka idetë e qarta se çfarë synon të bëjë në të ardhmen.

Në letër, Chloe thekson se është e pasionuar pas kompjuterëve dhe se do të dëshironte shumë që kur të rritej, të punonte për kompaninë gjigande dhe duket se kjo letër ka marrë vlerësimin maksimal, pasi ka qenë vetë CEO i Google, Sundar Pichai, i cili nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje vogëlushes.

Faleminderit shumë për letrën. Më vjen mirë që të pëlqejnë kompjuterët dhe robotët dhe uroj të vazhdosh të studiosh mbi teknologjinë. Nëse ti punon fort dhe ndjek ëndrrate tua, mund të bësh gjithçka, kështu që unë mbetem në pritje të aplikimit tënd për punë, pasi të kesh mbaruar studimet”, ishte teksti që CEO i Google i dërgoi 7-vjeçares. 

1,149 Lexime
7 vjet më parë