6 këshilla për të rritur një optimist
Më poshtë mund të shikoni disa këshilla që do t’iu shërbejnë të gjithë prindërve për të rritur fëmijë optimistë dhe të gatshëm për t’u përballur më sfidat e jetës.
1. Mjaft u ankuat
Sa më shumë ankoheni për vështirësitë financiare apo lodhjen në punë, aq më shumë gjasa ka që fëmijët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë kur të rriten.
2. Mbani pritshmëritë lart
Fëmijët nuk mund ta zhvillojnë optimizmin nëse nuk vendosen në provë. Besimi që u jepni se mund ta kryejnë një detyrë të caktuar, i bën ata të ndjehen të aftë. Gjithësesi detyrat duhet të jenë në përshtatshmëri me moshën, përderisa qëllimi është të arrijnë sukses.
3. Inkurajoni marrjen e riskut të arsyeshëm
Ne të gjithë mundohemi t’i mbrojmë fëmijët nga situata dëmtuese apo të sikletshme, por prindërit duhet të mësojnë t’i lëshojnë fëmijët. Që të vegjël, ata duhet të marrin risqe përsipër dhe me kalimin e kohës monitoroni rritjen e vështirësive të këtyre risqeve nëse doni që fëmija juaj të mos ketë frikë të provojë gjëra të reja.
4. Prisni para se të reagoni
Duhet shumë vetëkontroll që të mos ndërhyni për të ndihmuar sapo vëreni fëmijën tuaj në një vështirësi të vogël. Lereni fëmijën të përpiqet të gjejë zgjidhje pa ndihmën tuaj sepse kjo i rrit ndjesinë e suksesit dhe e bën më optimist për gjërat që e presin në të ardhmen.
5. Pranoni vështirësitë
Ndonjëherë kur fëmijët gjenden në vështirësi për të kryer një detyrë, dorëzohen duke nxjerrë përfundimin se nuk janë të aftë për atë detyrë. Ndihmojini ata të mbajnë shpresat lart kur ndodh kështu duke i treguar se në fillim ka vështirësi dhe më pas duke punuar, arrihet suksesi. Kujtojini se si është mjeshtëruar ai në ndonjë aftësi tjetër më parë.
6. Qëndroni realistë
Kur fëmija juaj ka një shqetësim, mos jepni shpresa fallco duke thënë për shembull “Mos u bëj merak. Çdo gjë do rregullohet”. Optimizmi ka të bëjë me të menduarin në mënyrë realiste më shumë sesa pozitive, në mënyrë që fëmija të përgatitet për të përballuar me sukses çdo gjë që mund të vijë.
(Marrë nga "Parents", përshtati Portali Shkollor)
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Detyrë klase: Dhoma ime