“5 Djelmoshat”, premierë në skenën e Teatrit Kombëtar
Aktorët: Dritan Boriçi, Neritan Liçaj, Laert Vasili, Gent Hazizi, Genti Deçka; skenograf/kostumograf: Berina Kokona; plastika: Ema Andrea; as/regjisor: Algi Aga dhe konsulent psikolog: Kliton Zguri; sjellin “5 Djelmoshat” në skenën e Teatrit Kombëtar.
“5 Djelmoshat” është vepër me një akt, prolog dhe epilog, ku pesë aktorë të rritur luajnë pesë djem të moshës 10-11 vjeçare. Ngjarja zhvillohet në një mjedis të veçuar, ku djemtë takohen rregullisht për të luajtur në kohën e tyre të lirë.
Kjo vepër trajton problematikat e 5 djelmoshave dhe është një shkundje e fortë për gjithë shoqërinë. Ajo na shtyn drejt një reflektimi të sinqertë mbi atë që ndodh në botën e fëmijëve tanë, që është dhe bota jonë prej të rriturish, dikur fëmijë, ku ne hyjmë e dalim pa kuptuar gjurmët që mbeten në të.
Ajo vjen në Teatrin Kombëtar këtë fundjavë me aktorët: Dritan Boriçi, Neritan Liçaj, Laert Vasili, Gent Hazizi, Genti Deçka; skenograf/kostumograf: Berina Kokona; plastika: Ema Andrea; as/regjisor: Algi Aga dhe konsulent psikolog: Kliton Zguri.
Autorja Simona Semeniç ka lindur në Slloveni në vitin 1975, është dramaturge dhe interpretuese. Ka përfunduar studimet për dramaturgji në Akademinë për Teatër, Radio, Film dhe Televizion, në Lubjanë. Eshtë 3 herë fituese e çmimit Grum, çmimi më i lartë kombëtar që ju jepet dramaturgëve, që jetojnë dhe punojnë në Slloveni. “5 Djelmoshat” është vepra me të cilën u bë e njohur dhe me të cilën fitoi Çmimin e parë Grum.
“5 Djelmoshat” vijnë në Teatrin Kombëtar për ju në datat: 24, 25, 26 shkurt, ora 19:00. Për prenotime kontaktoni në: 042223022.
Urimet dhe mesazhet e gjuhëtarëve dhe të njohësve të gjuhës shqipe për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Për herë të parë një Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë tonë gjuhësore
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe