Hulumtimi

16-vjeçari: Shpresoj që një ditë të ndryshoj botën!

Krtin Nithiyanandam nga Epsom, Surrey, beson që ka gjetur mënyrën përmes së cilës forma më e rëndë e kancerit të gjirit mund t’iu përgjigjet trajtimeve mjekësore.

Krtin Nithiyanandam nga Epsom, Surrey, është 16 vjeç dhe beson se ka gjetur mënyrën përmes së cilës forma më e rëndë e kancerit të gjirit mund t’iu përgjigjet trajtimeve mjekësore.

 “Të fitosh çmimin nga Google është me të vërtetë shumë e bukur, pasi ky çmim me inkurajon që të ndjek interesat e mia për shkencën dhe shpresoj që një ditë të ndryshoj botën”.

16-vjeçari fitoi çmimin nga Google në Panairin e Shkencës në vitin 2015 pasi krijoi një formë testuese që mund të kapë shenjat e hershme të sëmundjes së Alzheimer. Për të arritur në këtë përfundim ai ka punuar në laboratorin e shkollës së tij.

 “Shumica e formave të kancerit i kanë receptorët në sipërfaqe, gjë që e bën të mundur ndikimin nga ilaçet si: Tamoxifen. Mirëpo, forma më e rëndë e kancerit të gjirit (kanceri i trefishtë) nuk i ka këta receptorë, prandaj ilaçet nuk japin efekte pozitive. Qëllimi është që të rikthejmë kancerin në fazën ku mund të trajtohet”, ka thënë 16-vjeçari Krtin.

“Proteinat ID4 duhet të bllokohen në mënyrë që qelizat kancerogjene të ndryshojnë. Kam gjetur një mënyrë që të qetësoj gjenet të cilat prodhojnë ID4, në mënyrë që kanceri të rikthehet në një formë më pak të rrezikshme”, ka përfunduar Krtin.

Ai shpreson që të tërheqë interesin e komunitetit shkencor dhe të zhvillojë më tej kërkimet në këtë drejtim.

Krtin në fëmijëri ka vuajtur nga një sëmundje që i vështirësonte dëgjimin. Mbase këtu zë fill dëshira, këmbëngulja dhe vullneti i tij për kërkime shkencore. Ai shpreson që, pasi të përfundojë shkollën e mesme, të vijojë studimet për mjekësi.

1,908 Lexime
8 vjet më parë