sekretet e suksesit

14-vjeçari Orseld Shkalla, 15 medalje ari në Taekwondo

“Deri tani kam arritur rripin gjysmë të zi dhe besoj se me punë dhe vullnet do të arrij edhe rripin e zi. Gjithmonë mendo se je më i fortë se kundërshtari sepse nëse ke ato emocionet se ai është më i gjatë, më i fortë dhe me trup të madh...”

“Kam fituar shumë ndeshje dhe rreth 40 medalje. Në Shqipëri kam dalë më shumë se 10 herë kampion. U shpalla kampion në 2013 në Sofia Open, ka qenë një kampionat shumë i fortë. Dola në vend të parë me 6 ndeshje. Dhe rezultati më i madh që kam arritur ka qenë kur munda një serb 47 me 5”, kështu e nis rrëfimin 14-vjeçari Orseld Shkalla i cili ka fituar 15 medalje ari në sportin Taekwondo.


Për të, tre janë hapat e rëndësishëm që i kanë garantuar suksesin: mbrohu, shih kundërshtarin, godit. 


Ai ushtron artet marciale që kur ishte 5 vjeç. Gjithçka ka filluar në një palestër afër lagjes së tij. Ushtrohej 3-4 herë në javë. Fillimisht mësoi pak nga vetëmbrojtja dhe nga sulmi.

14-vjeçari numëron dhjetëra medalje si brenda, por edhe jashtë vendit nëpër turrnetë e zhvilluara të këtij sporti, gjithsej 15 medalje ari.


Në 14 shtator e pret një tjetër turne i rendësishëm, nga i cili synon të sigurojë rripin e zi me ekipin e “Tirana TAEKWONDO”: “Deri tani kam arritur rripin gjysmë të zi dhe besoj se me punë dhe vullnet do të arrij edhe rripin e zi. Gjithmonë mendo se je më i fortë se kundërshtari sepse nëse ke ato emocionet se ai është më i gjatë, më i fortë dhe me trup të madh, do e kesh ndeshjen me frikë dhe ke më shumë shanse që të humbësh”.


(Portali Shkollor)

2,723 Lexime
6 vjet më parë