QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

Trajnim me kredite më 6 nëntor për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”

Qendra e Trajnimeve Albas, ofron trajnim me kredit për të gjithë mësuesit e interesuar, për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Moduli përmban 1 kredit dhe ai do të zhvillohet në datën 6 nëntor 2021, ora 10.00

Qendra e Trajnimeve Albas e akredituar nga MASR zhvillon në datën  6 nëntor 2021, ora 10.00  trajnimin për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Moduli  përmban 1 kredit. 


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton këto çështje: 


  • Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca,
  • Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca;
  • Reflektimi i metodave të mësimdhënies/nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit; 
  • Kuptimi mbi situatën e të nxënit, mënyrat e përpilimit dhe  paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme;
  • Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme. 
  • Planifikimi dhe vlerësimi në kurrikulën me kompetenca.   


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom, dhe kushton 1000 lekë të reja. Pagesa bëhet në bankë përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për të marrë pjesë në trajnim plotësoni formularin e mëposhtëm online:

Për çdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni në: 

0697070480 ose në adresën [email protected]


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

4,317 Lexime
3 vjet më parë