Njoftim

Përfundojnë regjistrimet për trajnimin e datës 9 mars

Grupet janë plotësuar duke i dhënë fund procesit të regjistrimit për dy modulet. Trajnerët janë gati për të pritur të gjithë mësuesit në datën 9 mars në orën 14:00 në Qendrën e Trajnimeve Albas, adresa: autostradë Tiranë – Durrës, km 4.

Të nderuar mësues/e, 


Qëndra e Trajnimeve Albas ju njofton se procesi i regjistrimit në trajnimet me tema: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” që zhvillohet në datën 9 mars në Tiranë ka përfunduar.


Grupet janë plotësuar duke i dhënë fund procesit të regjistrimit për dy modulet. Trajnerët janë gati për të pritur të gjithë mësuesit në datën 9 mars në orën 14:00 në Qendrën e Trajnimeve Albas, adresa: autostradë Tiranë – Durrës, km 4, 100 metra poshtë QTU.

Pagesën e trajnimit prej 2 mijë lekësh mund ta kryeni në çdo degë të Raiffaisen Bank në numrin e llogarisë 0120577068 me përshkrimin “Pagesë trajnimi”.


Nëse ka mësues të interesuar për të marrë pjesë në trajnime mund të rezervojnë që tani duke na shkruar në [email protected] , trajnimet e radhës në Tiranë do të zhvillohen në muajin prill. Do t’ju njoftojmë në vijim për datën dhe orën e trajnimit. 


Ndërkohë vijojnë regjistrimet për trajnim në datën 16 mars në Elbasan. Ju mund të zgjidhni mes dy moduleve se cilin prej tyre do të ndiqni “Menaxhimi i klasës” ose “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Trajnimet zgjasin 2-3 seanca në varësi të modulit që ju do zgjidhni të ndiqni. 


Me 23 mars në orën 14:00 trajnimet zhvillohen në Durrës. Ju mund të zgjidhni mes dy moduleve se cilin prej tyre do të ndiqni “Menaxhimi i klasës” ose “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Secili modul ka një kredit dhe kushton 2 mijë lekë.


Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në:  0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]


(Portali Shkollor)

2,270 Lexime
6 vjet më parë