Romani “Rini pa rini”, botim i ri nga Albas
Nga Albas vjen në shqip romani “Rini pa rini” i Mircea Eliade, i përkthyer nga Gersa Rrudha. Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. “Rini pa rini” është një kryqëzim i së natyrshmes dhe mbinatyrshmes, mitit dhe historisë, ëndrrës dhe shkencës.
Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. Dominik Matei, një akademik që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të përfundojë një vepër të madhe mbi origjinën dhe strukturën e gjuhës njerëzore, shtrohet në spital pasi goditet nga rrufeja. Çuditërisht ai mbijeton dhe, në mënyrë të pashpjegueshme, fillon të shndërrohet në një djalë të ri.
Është një shndërrim kataklizmik që i jep mundësinë të jetojë një jetë të re me kapacitet intelektual befasues. Matei duhet të ndryshojë identitetin e tij, për të mos iu nënshtruar eksperimenteve mjekësore mbi fuqinë e mundshme që zgjat jetën njerëzore me anë të goditjeve elektrike. Për këtë i duhet të nisë një odise shumëdekadëshe në disa shtete, në kërkim të përgjigjeve për pyetjen thelbësore të jetës:
“Çfarë të bëjmë me kohën?...
“Rini pa rini” është një kryqëzim i së natyrshmes dhe mbinatyrshmes, mitit dhe historisë, ëndrrës dhe shkencës. U realizua film me të njëjtin titull në vitin 2007, nga F. F. Coppola, si një bashkëprodhim midis SHBA-së, Rumanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Përparësitë e tekstit "Qytetaria 3" Shtëpia botuese “Albas”
Planet mësimore për të tria grupet e parashkollorit, bazuar në metodat e Albas-it
Artemisa Bushi: “Faqja e fundit”, një rrëfim ngjethës mes dy kohëve...