Trajnim me kredite

QTA: Trajnim mbështetës për provimin e kualifikimit, 22 shkurt, fusha “Matematikë”

Qendra e Trajnimeve Albas organizon më 22 shkurt trajnim për mësuesit në mbështetje të provimit të kualifikimit. Moduli: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës. Fusha “Matematikë”. Më poshtë gjeni detajet e tjera.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuader të provimit të kualifikimit do të zhvillojë në datat 22 Shkurt 2025 trajnimin për modulin:


 “Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës - Fusha “Matematikë”


Trajnimi zhvillohet me trajnerë: Dhurata Valera

                                         

Moduli synon: pjesmarrësit në trajnim mbështetur në strategji kombëtare e përvoja kombëtare apo më gjerë, si dhe diktuar nga nevoja për përmirësim, të rikonceptojnë kurrikulën e matematikës shkollore në vijimësi sipas shkallëve të klasifikimit standard dhe zbatim përmes tematikave të saj në të gjithë ciklet e arsimit parauniversitar të lidhur dhe me fushat të tjera si “Teknologjia dhe TIK-u”. 


Moduli trajton:

  • Përshkrimi i kompetencave që zhvillohen përmes tematikave për fushën “Matematikë” dhe “Teknologjia dhe TIK-u”, sipas shkallëve të kurrikulës. Metodologjitë e zbatimit të kurrikulës;
  • Përdorimi i teknologjisë në matematikë si mjet për të zgjidhur apo verifikuar zgjidhjet si dhe për të mbledhur, komunikuar e zbuluar informacione;
  • Situata të nxëni në matematikë në lidhje me TIK-un; 
  • Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës. (përdorime sipas tematikave: Numri, Matja, Algjebra dhe funksioni, Gjeometria, Statistika dhe probabiliteti);
  • Mjetet e zhvilluara për përmirësimin e të mësuarit kuptimplotë të koncepteve matematikore në mësimin e përzier (Blended learning); 
  • Reflektime profesionale mbi përvoja e risi në trendin e mësimdhënies/nxënies së matematikës;
  • Analizë, vlerësim përmbledhës e refleksione për efektivitetin dhe perspektivën e zbatimit të këtij sistemi trajnimi në kushtet e shkollës ku ushtron aktivitetin ditor por jo vetëm.


 Përfituesit nga trajnimi:

  1. Mësues të matematikës në arsimin parauniversitar 
  2. Drejtues shkollash 
  3. Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim kliko në linkun e mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/19181


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,574 Lexime
1 muaj më parë