Trajnime për kualifikimin

Trajnimin për provimin e kualifikimit “Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit” në disa fusha

QTPA zhvillon trajnim për provimin e kualifikimit më 24 Shkurt për mësuesit e arsimit fillor, mësues AMU profili gjuhë-letërsi, drejtues shkollash, specialistë të ZVA-ve. Më poshtë gjeni të gjitha detajet.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, në kuader të provimit të kualifikimit do të zhvillojë duke filluar nga data 24 Shkurt 2023 trajnimin për modulin:

“Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në fushat “ Gjuhët dhe komunikimi, Matematikë, Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisi ”. 


Moduli synon: 

  • një vizion më të qartë mbi njohuri bazë, koncepte shkencore lëndore dhe ndërlëndore që duhet për të ndërlidhur kompetencat kyçe me rezultatet e të nxënit; 
  • mbështetjen në integrimin e njohurive dhe aftësive me praktikat e nevojshme për hulumtim e kërkim në fusha të ndryshme; 
  • nxitjen e aftësive për një të menduar kritik dhe krijues për rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.


Moduli trajton:

Seanca I: Një vështrim përmbledhës në zbatimin e kurrikulës me kompetence në fushat përkatëse.

Seanca II: Parimet bazë për të nxitur të menduarit kritik, krijimtarinë dhe zgjidhjen e problemeve në situata të ndryshme mbështetur në kompetencat kyçe.

Seanca III: Efekti i strategjive dhe teknikave të qarta mësimire gjatë punës didaktike me nxënësit.

Seanca IV: Formimi të kuptuarit shkencor përmes ideve dhe përvojave personale tek nxënësi.

Seanca V: Aftësitë mund të shfaqen vetëm në situata reale dhe kërkojnë njohuri dhe aftësi.

Seanca VI: Veprimtari praktike, situata të nxëni dhe lidhja ndërlëndore duke ndërthurur kompeteencat kyçe me rezultatet e të nxënit.


Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues AMU profili gjuhë-letërsi
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).





Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 

Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]


Për regjistrim plotësoni formularin më poshtë 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,299 Lexime
1 vit më parë