Botim i ri

Personaliteti Sylo Taraku promovon librin “Ballkanizimi i Europës”, një prurje e re e Albas

Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e refektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet. Rëndësi vendimtare merr gjetja e zgjidhjeve politike, për të zbutur mosbesimin dhe polarizimin politik.

Personaliteti Sylo Taraku dhe Xhemajl Halili në një bisedë me peshë kanë promovuar librin “Ballkanizimi i Europës”, në stendën Albas. 


Libri i përkthyer nga Myrteza Shini është tepër interesant për të lexuar çështjen se si na ndan populizimi dhe si kërcënohet demokracia. 


Sylo Taraku erdhi në Norvegji nga Ballkani me luftëra i viteve 1990 dhe përqafoi shpresën se një bashkëpunim më i mirë ndërkombëtar do të krijonte një botë më të qetë. Ai dallon disa nga proceset që çuan në copëtimin e ish Jugosllavisë. Në të gjithë Europën, mostra është e njëjtë: populistët po rriten, qendra politike po tkurret, njerëzit po ndahen dhe besimi mes tyre po zbehet. 

Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e refektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet. Rëndësi vendimtare merr gjetja e zgjidhjeve politike, për të zbutur mosbesimin dhe polarizimin politik.


Kur e bija, Donika, që sapo kishte mbushur 18 vjeç, dëshiron të dijë më shumë për origjinën e familjes, autori e kupton që i duhen dhënë përgjigje pyetjeve, si: Ç’mendim duhet të kemi për ballkanizimin e sotëm të Europës? Si mund të ndalet polarizimi dhe të mbrohet demokracia liberale?


Në kërkim të përgjigjeve ai ndërmerr disa udhëtime, duke i rënë kryq e tërtho kontinentit të trazuar. Ai dëshiron të zbulojë se si mund të jetojmë bashkë në një të ardhme me ndryshime më të mëdha vlerash dhe diversiteti më të madh kulturor.

Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e reflektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet. Rëndësi vendimtare merr gjetja e zgjidhjeve politike, për të zbutur mosbesimin dhe polarizimin politik.


Sylo Taraku

Sylo Taraku i lindur më 1973, është politolog, autor librash dhe analist në think tankun “Agenda” në Olso. Me origjinë nga Kosova, Taraku është një zë i shquar dhe i respektuar në debatin shoqëror norvegjez. Në vitin 2016 debutoi me librin “Realizmi i migracionit”. Në pranverën e vitit 2018 vazhdoi me librin “Ballkanizimi Europës, ndërsa në vjeshtën e vitit 2019 botoi librin “Lufta për liri në botën islame”. Të gjithë librat e tij janë pritur mirë nga kritikët letrarë norvegjezë. Libri i fundit mbi islamin është vlerësuar si një nga librat më të mirë të vitit në Norvegji. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,796 Lexime
3 vjet më parë