Nxënësit njihen me procesin e shtypjes së një libri
Klasa e katërt e shkollës anglo-shqiptare “Fenix” së bashku më mësuese Irenën vizituan ambientet e shtypshkronjës“Dea Print”
Nxënësit sot duan të informohen për gjithçka që shohin. Dhe sigurisht që janë të interesuar të dinë edhe për librat të cilat i mbajnë çdo ditë në duar dhe mësojnë. Kështu për t’u njohur me proceset e botimit të një libri klasa e katërt e shkollës anglo-shqiptare “Fenix” së bashku më mësuese Irenën vizituan ambientet e shtypshkronjës“Dea Print”.
Në hyrje të shtypshkronjës u pritën nga Albana, shefja e prodhimit e cila merret me mbarëvajtjen e punës në shtypshkronjë, e cila i drejtoi dhe u shpjegoi me detaje të gjitha proceset për shtypjen e një libri. Nxënësit panë nga afër makineritë që bëjnë të mundur përgatitjen e librit.
Duke kaluar nga procesi në proces nxënësit kishin pyetje të cilat lidheshin me shpejtësinë dhe cilësinë e letrës. Një nxënës pyeti se sa libra mund të shtypen për dy orë, një tjetër pyeti se përse tek disa libra fletët janë të bardha e tek disa të tjerë jo.
Nxënësit ishin shumë të vëmendshëm, nuk nguruan të pyesnin edhe për procesin e riciklimit, ku shkon letra, si mblidhet dhe si përpunohet ajo.
Pasi u prezantuan me të gjitha proceset dhe makineritë, ne i pyetëm ata se cili proces iu pëlqeu më shumë, shikoni më poshtë disa nga përgjigjet.
Nikol: Më pëlqeu më shumë pjesa ku bëhet kopertina e librit.
Ditri: Më pëlqeu procesi i prerjes dhe i ngjitjes së librit.
Eliza: Më pëlqeu procesi i shtypit të sheshtë, ishte interesant.
Sara: Më pëlqeu makina e riciklimit.
Ema: Më pëlqeu procesi i ngjitjes së librit.
Adora: Më pëlqeu pjesa ku bashkohen fletët e librit.
Albas pjesë e trajnimit në Athinë me temë “Metodat e mësimdhënies në kushtet e dygjuhësisë”
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri