OPINION

Mësimi nga shtëpia ka një ndikim jo vetëm arsimor por edhe psiko-social

Sot shihet më shumë se kurrë se sa i rëndësishëm është trekëndëshi mësues-nxënës-prindër. Se bashku do ja dalim jo vetëm për të realizuar programin mësimor, por mbi të gjitha për të qenë të bashkuar në distanca fizike në lutje me dashuri e shpresë.

Jemi në javen e tretë të " Mësimit nga shtëpia" dhe personalisht e shoh si një metodë aktive dhe shumë e vlefshme për këtë situatë, në të cilën ndodhet vendi ynë ashtu si shumë shtete të botës për shkak të pandemisë nga Covid 19.


Krahas mësimdhënies apo mësimnxënies në respektim të udhëzimëve të Ministrisë së Arsimit, apo të Drejtorive të Shkollave për të mos ndërprerë këtë proces, ajo çfarë është më e rëndësishmja është fakti se kjo mënyrë po i mban fëmijët dhe të rinjtë "të zënë" për të evituar daljet nga shtëpia në këtë kohë "lufte të ftohtë përballë Corona-s", dhe të angazhuar në mënyren më të mirë të mundshme për të kuar kohen në kushtet e karantinës. 


Kolegë dhe kolege  mësues/e po bëjnë më të mirën e mundshme jo vetëm në aspektin didaktik, por edhe atë edukativ dhe psiko-social, duke përcjellë mesazhe sensibilizuese për të menaxhuar siç duhet kohen, për të qëndruar në shtëpi, jo vetëm për tu mbrojtur nga virusi  por edhe si një mundësi më tepër për të kaluar kohë me familjen, për të shpalosur talentet e secilit, për të qenë ushtarë triumfues në ballë të çdo sfide.


Konstatoj me bindje një angazhim të nxënësve për të qenë aktiv në detyra, realizim projektesh ndoshta dhe më shumë se sa kanë qenë në bankat e shkollës, duke u ndjerë më të afërt me njëri-tjetrin edhe pse në distancë fizike.


Ndërkohë përfshirja dhe interesimi i  prindërve gjithashtu është për t’u vlerësuar. 

Ata kanë tashmë një mundësi më tepër për kohen e tyre në kushte karantine për të ndjekur nga afër fëmijët e tyre në ecurinë e mësimëve.


Sot shihet më shumë se kurrë se sa i rëndësishëm është trekëndëshi mësues-nxënës-prindër.

Se bashku do ja dalim jo vetëm për të realizuar programin mësimor, por mbi të gjitha për të qenë të bashkuar në distanca fizike në lutje me dashuri e shpresë për një të neserme më të qetë e më të paqtë dhe të dalim pa pasoja serioze nga kjo luftë pandemike.

Jeta është e çmuar dhe duhet vlerësuar ndaj të gjithë ne duhet të kujdesemi për veten tonë, familjen tonë dhe miqtë tanë.

Mësues, nxënës dhe prindër, të jemi të sigurtë që me ndihmen e Zotit dhe me përkushtimin dhe kujdesin tonë bashkë do t'ja dalim. 



Lindita Kokaj

Mësuese e gjuhës gjermane




(Portali Shkollor)

2,438 Lexime
4 vjet më parë