“Eneida”, botohet versioni për lexuesit e vegjël
Sapo është hedhur në treg “Eneida-treguar fëmijëve” i autores Rosa Navarro Duran. Ky është botimi më i ri që i dedikohet lexuesve të vegjël, dalë nga Shtëpia Botuese Albas.
Botohet versioni më i ri i veprës epike “Eneida”, posaçërisht për lexuesit e vegjël. Libri i autores spanjolle, Rosa Navarro Duran, është përkthyer nga Viola Dona, ndërsa ai vjen nga Shtëpia Botuese Albas. “Eneida-treguar fëmijëve”, është vepër epike latine, e shkruar rreth viteve 29-19 p.e.s., nga poeti romak,Virgjili. Ajo i përket epokës së poemave homerike. Në të rrëfehet historia legjendare e princit trojan, Enea. Ai ishte i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe i perëndeshës Venus (Afërdita). Pas rënies së Trojës, perënditë kishin përcaktuar fatin e tij dhe ai duhej të themelonte një qytet të ri tokën e latinëve. Enea ndërmori një udhëtim plot peripeci drejt Italisë, ku u bë dhe paraardhësi i romakëve. Enea ishte i njohur tashmë me legjendën dhe mitin greko-romak, duke qenë personazh i Iliadës. Eneida konsiderohet gjerësisht si një nga veprat më të mëdha të letërsisë latine.
(N.A.B, Portali Shkollor)
Përparësitë e tekstit "Qytetaria 3" Shtëpia botuese “Albas”
Planet mësimore për të tria grupet e parashkollorit, bazuar në metodat e Albas-it
Artemisa Bushi: “Faqja e fundit”, një rrëfim ngjethës mes dy kohëve...