
Albas trajnim me kredite në qarkun e Korçës
Me datën 12 dhe 13 tetor trajnimi do të zhvillohen në qarkun e Korçës për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Në trajnim marrin pjesë të gjithë mësuesit e zonës duke përfshirë edhe Pogradecin. Moduli përmban 1 kredit.
Qëndra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.
Me datën 12 dhe 13 tetor trajnimi do të zhvillohen në qarkun e Korçës për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Në trajnim marrin pjesë të gjithë mësuesit e zonës duke përfshirë edhe Pogradecin. Moduli përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:
• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit dhe për të tjera detaje jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ;ose në adresën [email protected]
(Portali Shkollor)
QTA trajnim me kredite më 22 mars: Zbatimi i Kurrikulës në Arsimin Fillor
Trajnim për modulin “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”
Trajnimin për provimin e kualifikimit “Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit” në disa fusha