Si të gatuajmë sanduiç me vezë?

Në të tilla raste një ushqim i shpejt do të ishte zgjidhja ideale deri në përgatitjen e një ushqimi që kërkon kohë për vaktin e ardhshëm

Ne jemi pothuajse gjithmnonë duke vrapuar. Në të tilla raste një ushqim i shpejt do të ishte zgjidhja ideale deri në përgatitjen e një ushqimi që kërkon kohë për vaktin e ardhshëm. Në të tilla raste ju mund të përdorni një sanduiç me ve\ë. Për përgatitjen e tij nevojitten këta përbërës:

Një copë bukë ose kifle

Gjalpë

Djathë të grimcuar

Mish i thatë

Perime sipas dëshirës

Një vezë

Folie alumini

Merreni bukën, priteni pjesën lart dhe hiqini pjesën e butë duke krijuar një “gropë”, të cilën lyejeni me gjalp e më pas hidhini një pjesë të djathit.

Vendosni poshtë mishin e thatë.

Perimet, që janë zgjedhja juaj, prejini hollë dhe vendosini sipër mishit të thatë.

Hidhni sërish djathë.

Thyeni vezën dhe hidhjani sipër. Më pas, bukën vendoseni në letër alumini dhe kujdesuni që t’ia mbështillni edhe pjesët anësore.

Piqeni në temperaturë të lartë, për 20 minuta.

Hidhini piper të zi dhe servojeni me perime që ju pëlqejnë.

2,772 Lexime
8 vjet më parë