KRISHTLINDJE

Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes

Biskotat e Krishtlindjeve janë një ëmbëlsirë tipike e veriut të Europës, e huazuar në shumë vende të tjera, pasi shija dhe atmosfera që krijon kjo ëmbëlsirë është shumë e bukur. Më poshtë ju sjellim mënyrën si mund t'i gatuani.

Biskotat e Krishtlindjeve janë një ëmbëlsirë tipike e veriut të Europës, e huazuar në shumë vende të tjera, pasi shija dhe atmosfera që krijon kjo ëmbëlsirë është shumë e bukur. Me një shije të thjeshtë dhe të parezistueshme, biskotat e Krishtlindjeve janë shoqëruese perfeket edhe për një filxhan me kakao, apo çokollatë të nxehtë. Mund t’i varni në pemën e Krishtlindjeve, apo t’i paketoni si dhuratë për miqtë, ose të dashurit tuaj, por mbi të gjitha këta biskota janë një kënaqësi e pafund për të vegjëlit.


Çdo qytet i veriut të Europës ka recetën e vet për këto biskota, gjithashtu edhe një emër specifik. Në Gjermani njihen si Nürnberger Lebkuchen, ose Pfefferkuchen. Në përrallat për të vegjëlit thuhet se origjina e tyre vjen nga një lloj buke bavareze dhe se biskotat së pari janë prodhuar në Norimberg. Legjenda thotë se nga fundi i vitit 1300, pas Krishtit, monarkët e qytetit zhvilluan një recetë të biskotave të Krishtlindjeve, duke i shtuar produkte dhe përbërës lokalë, si përshembull mjaltin. 


Receta e biskotave të Krishtlindjeve është shumë e thjeshtë për t’u realizuar. Mjafton të ndiqni hapat e duhur!

Kohëzgjatja: 20 minuta dhe 12 orë në frigorifer 

Sasia: 50 biskota 150 gr. 

Përbërësit:

miell gruri 360 gr. 

miell thekre 150 gr. 

bajame të thërmuara 

2 vezë të freskëta 

200 gr. sheqer 

200 gr. mjaltë 

10 gr. sodë buke 

50 gr. gjalpë i freskët 

1 lëkurë limoni të grirë pak vanilje 

1 limon e shtrydhur 

1 lugë gjelle rum 

Kanellë, 

rrënjë karajfili në pluhur, 

pak qumësht, 

bajame dhe arra për dekorim


Përgatitja

1. Pasi të keni shtruar letrën e pjekjes mbi tavën ku do t’i piqni, në një tas bashkoni miellin e grurit, me miellin e thekrës, bajamet e thërmuara dhe sodën. 

2. Sapo të keni përzier në një enë tjetër (nëse është e nevojshme edhe duke e ngrohur pak), sheqerin dhe mjaltin, i shtoni në tasin ku keni miellin, duke shtuar më pas edhe vezët, vaniljen, gjalpin e shkrirë, rumin, lëngun e limonit, rrënjët e karajfilit. I përzieni mirë dhe e punoni me kujdes deri sa të bëhet një brumë kompakte ku të jenë lidhur mirë njëri me tjetrin të gjithë përbërësit. 

3. E mbuloni lehtë brumin me një pecetë të njomur dhe e vendosni të pushojë në frigorifer të paktën për 12 orë. 

4. E nxirrni nga frigoriferi dhe e punoni brumin me shpejtësi. Pastaj e shtroni mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe pak nga pak e hapni në formën e një petë me trashësi 1 cm. 

5. E prisni brumin me format që dëshironi, pastaj e lyeni me furçë me pak qumësht të freskët dhe menjëherë pas kësaj i zbukuroni bisotat tuaja me bajame dhe arra, i piqni në furrën e parangrohur me 180 gradë. Koha e pjekjes është rreth 6 minuta. 

6. Pjesa më e bukur e biskotave është t’i zbukuroni as pjekjes me glasse (krem sheqeri) ose me çokollatë.



(Portali Shkollor)

5,078 Lexime
4 vjet më parë