Model

Projekt kualifikimi, Kimi X, tema: Udhëtim në tabelën e sistemit periodik

Ky projekt do t’i ndihmojë nxënësit që të ndërgjegjësojnë bashkëmoshatarët e tyre me qëllim njohjen e vetive të metaleve, jometaleve, gazeve të plogëta e përdorimin e tyre në jetën e përditshme, rolin e tyre në shëndetin e njeriut. Përgatiti Msc. Lindita Dokle.

Plan-projekt 

Lënda: Kimi  

Titulli i projektit: Udhëtim në tabelën e sistemit periodik 

Klasa:

Përgatiti mësuesja: Lindita Dokle

Gjimnazi Cerrik, Elbasan 



Në këtë projekt nxënësit do të ndërthurin njohuritë teorike me ato praktike dhe do t’i plotësojnë ato në lidhje me historikun e tabelës periodike deri më sot, e të përcaktojnë ndryshimet midis metaleve e jometaleve, gaze të plogëta në tabelën periodike. Të tregojnë jo vetëm pozicionin e elementëve por dhe rolin e tyre në organizëm. Ky projekt do t’i ndihmojë nxënësit që nëpërmjet punës në grup dhe informacionit të përzgjedhur të ndërgjegjësojnë bashkëmoshatarët e tyre me qëllim njohjen e vetive të metaleve, jometaleve, gazeve të plogëta e përdorimin e tyre në jetën e përditshme, rolin e tyre në shëndetin e njeriut.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,334 Lexime
9 muaj më parë