Çfarë është një plan PEI? Nga Nora Islami
Nora Islami ndan me ne një material të dobishëm mbi shpjegimin se çfarë është një Plan Edukativ Individual (PEI) dhe 5 hapat se si duhet realizuar ai nga mësuesit ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta.
Çfarë është një plan PEI?
PEI është më shumë se një dokument ligjor i shkruar, ai është një program i përshtatur për të përmbushur nevojat individuale të nxënësit. Plani PEI specifikon qëllimet mësimore që duhet të arrihen nga nxënësi për një periudhë të caktuar kohore i cili përfshin strategjitë e mësimdhënies, burimet dhe mbështetjen e nevojshme për arritjen e këtyre qëllimeve. Zhvillohet nga një ekip multidisiplinar nga disiplina të ndryshme arsimore, ku përfshin anëtarë të familjes/kujdestari ligjor si dhe ekipi brenda institucionit arsimor (kopsht, shkollë).
Materialin e plotë të përgatitur nga Nora Islami e gjeni më poshtë, në formatin PDF.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Vlerësimi i nxënësit për zhvillimin e kompetencave kyçe
Si të organizojmë festën e fundvitit në klasë
Teste vlerësimi për klasën e parë