PROGRAM ORIENTUES

Program Orientues për provimin kombëtar të arsimit fillor

Programi përfshin konceptet, njohuritë, aftësitë dhe shprehitë më të rëndësishme që duhet të zotërojnë nxënësit në gjuhën shqipe, matematikë dhe shkencat e natyrës në përfundim të arsimit fillor.

Programi orientues për PKAF-në është një program kombëtar për vlerësimin e arritjeve të nxënësve të klasave të pesta të shkollave pilot. Hartimi i programit është mbështetur në programet me kompetenca të lëndëve: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri natyre, në klasat 1- 5. Programi i diturisë së natyrës ndërtohet mbi bazën e integrimit të lëndëve: Biologji, Kimi, Fizikë dhe Gjeografi, të cilat vendosin bazat e studimit të natyrës në këtë nivel shkollimi. 


Programi orientues për PKAF ka si qëllim të orientojë punën e mësuesit, përgatitjen e nxënësve dhe hartuesit e testeve përfundimtare për PKAF. Programi përfshin konceptet, njohuritë, aftësitë dhe shprehitë më të rëndësishme që duhet të zotërojnë nxënësit në gjuhën shqipe, matematikë dhe shkencat e natyrës në përfundim të arsimit fillor.

(Portali Shkollor)

7,092 Lexime
5 vjet më parë