Kurorëzohet me sukses projekti ”Filmmaking 2019”
Eshtë kurorëzuar me sukses nga nxënësit e shkollës artistike ”Jakov Xoxa”, projekti ”Filmmaking 2019”. Metrazhet e shkurtra që u shfaqën, u prezantuan nga nxënësit maturantë që morën pjesë në këtë projekt në sallën e koncerteve "Maria Rafail”.
Eshtë kurorëzuar me sukses nga nxënësit e shkollës artistike ”Jakov Xoxa”, projekti ”Filmmaking 2019”. Metrazhet e shkurtra që u shfaqën, u prezantuan nga nxënësit maturantë që morën pjesë në këtë projekt në sallën e koncerteve "Maria Rafail”.
Për më shumë se një muaj, me ndihmën e pakursyer të mësuesit Artur Gjino, maturantët Klea, Panajoti, Era, Fiona, Donaldi, Justin, Dorjan, Siesta, Jonid, Eneida, Sabina, nën udhëheqjen e Gazmend Dautit, përgatitën 4 materiale të cilat u shfaqën për të pranishmit.
Reportazh për qytetin antik të Apolonisë. Klipi i një kënge kënduar, interpretuar, realizuar prej tyre. Metrazh i shkurtër "Treni nuk erdhi përsëri në stacion, këtë pranverë”
Klip promovues i shkollës.
“Kur kthej kokën të shoh si isha kur erdha kuptoj se çfarë transformimi kam pësuar – u shpreh Gazi – falë kësaj toke pjellore që është shkolla jonë”.
Me këtë projekt ata treguan se kush përpiqet arrin te vjelë frute të punës së vet dhe u bënë thirrje më të rinjve të mos qendrojnë si ishuj të izoluar ku nuk ka tjetër veç pasivitet, mërzi e demotivim, por të përfshihen në punë ku kontakti me njeri-tjetrin shërben si nxitje, frymëzim, përvojë.
Më pas u fol për fazat e realizimit të projektit, vështirësitë, sfidat, mbështetësit.
(Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”
Flet shkenca: Jo celular, jepuni fëmijëve një instrument muzikor për këto arsye