METODIKË

Mënyra e thjeshtë për të mbajtur mend radhën e veprimeve matematikore

Profesori Neshat Hyka zgjedh një mënyrë shumë të veçantë, për t'i bërë nxënësit të memorizojnë mjaft shpejt radhën e veprimeve matematikore. Ju ftojmë ta lexoni, pse jo edhe ta vini në zbatim në klasat tuaja.

Një fjali që ndihmon nxënësit të mbajnë mend radhën e veprimeve matematikore. Sigurisht mund të krijohen fjali të tjera më të goditura, por unë po jap më poshtë një variant.


Radha e veprimeve arithmetike është si më poshtë:

K (kllapat)

E (eksponentet)

S (shumëzim Shumëzimi dhe pjestimi kryhen cilido që vjen i pari nga e majta ne te djathtë

P (pjestim)

M (mbledhje Mbledhja dhe zbritja kryhet cilido që vjen i pari nga e majta në të djathtë)

Z (zbritje)


Shkurt: KESPMZ


Për të mbajtur mend radhën e veprimeve kujtoni fjalinë:

Kalatë E Shqipërisë Përbëjnë Monumente Zbukurimi


Shkronja e parë e çdo fjale të kujton veprimin matematikor. Thuaj fjalinë dhe automatikisht të vjen në mendje radha e veprimeve matematikore. 



(Portali Shkollor)

16,773 Lexime
5 vjet më parë