Festa e Flamurit në SHFMU “Shaban Jashari”
Fatlume Mehmeti, mësimdhënëse në SHFMU "Shaban Jashari", së bashku me nxënësit e saj të klasës së dytë ka realizuar disa aktivitete në klasë për Ditën e Flamurit.
Nxënësit e klasës së dytë të shkollës fillore "Shaban Jashari" në Skenderaj i festuan në mënyrë madhështore Festat e Nëntorit.
Nxënësja Liza Idrizi i dha ngjyrë të bukur kësaj feste duke luajtur me gishtat e saj të vegjël melodinë e këngës "Për mëmëdheun".
Ndërsa për pjesën teatrale "Nëntori i dytë" nxënësit Dren Babaj, Drin Babaj, Diella Lushtaku, si dhe Leon Bajrami sollën ndjenjë dhe emocion me zërin e tyre të bukur.
“Gjatë kësaj feste nxënësit vallëzuan, kënduan, recituan por nuk munguan as aktivitetet e tjera si në lëndën e matematikës. Qëndisja e flamurit duke mbledhur dhe zbritur numrat deri në 20, ishte mjaft atraktive”, - ka thënë mësimdhënësja Fatlume Mehmeti për Portalin Shkollor.
Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj
"Lojëra matematikore"