Botimi i Ri nga ALBAS

“Znj. Osmond”, liria dhe psikologjia femërore në romanin e John Banville, përkthyer nga Granit Zela

“Znj. Osmond” nga John Banville, i përkthyer nga Granit Zela, është një roman që shqyrton lirinë dhe psikologjinë femërore. Izabel Osmond, një trashëgimtare amerikane, udhëton në Europë për të shpëtuar nga martesa e pasigurt dhe për të kërkuar vetveten. Një udhëtim i thellë emocional dhe filozofik.


 “Znj. Osmond” është një përvojë letrare e paevitueshme për ata që duan të zhytën në një histori të bukur dhe provokuese


ALBAS ka sjellë për lexuesit shqiptarë romanin më të ri “Znj. Osmond”,  të shkrimtarit të shquar irlandez John Banville, përkthyer mjeshtërisht në shqip nga Granit Zela. Ky roman, mbështetet në një nga romanet më të mëdha të shek. XIX, te “Portreti i një zonje” (1881), të autorit amerikano-britanik Henry James. Banville në këtë roman bën një kërkim të mprehtë në psikologjinë femërore dhe një portret të jashtëzakonshëm të SHBA-së dhe Europës. 


Protagonistja Izabel Osmond, një trashëgimtare e re dhe e bukur amerikane, vendos të ndërmarrë një udhëtim në Europë, pasi zbulon se bashkëshorti i saj, Gilbert Osmond, është martuar me të për pasurinë e saj. Izabela udhëton në Paris, Romë dhe Firence, në kërkim të vetvetes dhe lirisë së saj. Më në fund takohet me Osmondin për t’u përballur me të. Përpara alternativave të ndryshme për të ardhmen, Znj. Osmond ka ndër mend ta përdorë pasurinë “për të blerë lirinë e saj”.


John Banville është shkrimtar i shquar bashkëkohor i letërsisë angleze. Ka lindur dhe jeton në Dublin, Irlandë. Është autor i njëzet e tri romaneve dhe kandidat i Çmimit Nobel në Letërsinë. Për meritat letrare ka marrë vlerësime ndërkombëtare si Çmimin Booker, 2005, Çmimin Ndërkombëtar Nonino 2003, Çmimin Franz Kafka 2011, Çmimin Shtetëror Austriak për Letërsinë Europiane 2013 dhe Çmimin Princ Asturias për Letërsinë 2014. Banville ka botuar edhe romane misteri me pseudonimin Benjamin Black. 


“Veprat e Banville janë libra modernistë, kreativë dhe të thukët, proza e tyre e këndshme, jashtëzakonisht e bukur; ai shpesh krahasohet me Prustin, Xhojsin dhe Nabokovin”. (Times) 



Shënim: Librin e gjeni në libraritë fizike Albas (Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë) dhe online në www.librarialbas.al; gjithashtu edhe në Panairin e Librit.

.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

967 Lexime
1 muaj më parë