UP mbështet financiarisht studentët me aftësi të kufizuara
Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara, me vlerë prej 450 euro për secilin prej tyre. Në vazhdim kemi bashkëngjitur informacione më të detajuara dhe linkun për aplikim.
Në një njoftim të fundit, Universiteti i Prishtinës (UP) ka publikuar një plan mbështetës për studentët me aftësi të kufizuara për vitin akademik 2023/2024.
Ky plan përfshin një ndihmë financiare të vlerës së 30.000 eurove, e cila është caktuar nga Keshilli Drejtues i UP-së për të adresuar nevojat e tyre.
Çdo student do të përfitojë deri në 450.00 euro, duke i dhënë atyre një mbështetje substanciale për të ndjekur studimet e tyre në UP.
Ky njoftim shënon një angazhim të rëndësishëm të UP-së për përmirësimin e aksesit në arsim për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së të gjithë studentëve në rrugën e tyre drejt një arsimi cilësor.
Burimi: Kliko këtu
Dokumenti për aplikim: Kliko këtu
Përgatiti: Arlinda Hajdaraj, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin