Universiteti i Arteve publikon kriteret e pranimit në master
Sipas rregullores, pranimet në fakultetin e artit skenik, të arteve të bukura dhe muzikës do të bëhen në bazë të konkurseve, ndërkohë që kandidatët do të bëhen pjesë e konkurseve pas regjistrimit në sekretaritë mësimore.
Universiteti i Arteve ka publikuar në faqen zyrtare kriteret e pranimit, për të gjithë atakandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet master.
Sipas rregullores, pranimet në fakultetin e artit skenik, të arteve të bukura dhe muzikës do të bëhen në bazë të konkurseve, ndërkohë që kandidatët do të bëhen pjesë e konkurseve pas regjistrimit në sekretaritë mësimore.
Për të konkuruar, çdo kandidat duhet të paraqesë një dosje personale.
Kjo dosje duhet të përmbajë: cv-personale, listën e notave, diploma e studimeve, bachelor, projekte, filma, shfaqje, ekspozita. Po ashtu, dosja duhet të përmbajë edhe dëshmitë e aktiviteve artstike si brenda dhe jashtë shkollës.
Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese
Publikohen datat për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, Matura Shtetërore 2025
Shkollat në Tiranë, deri në orën 16:00 prej shtatorit, Rama: Nxënësit do të kenë të siguruar edhe drekën