
Universitetet, fluks aplikimesh
Në vijim, maturantët mund të aplikojnë pranë DAR-it. Gjithashtu, ata do të kenë në dispozicion për të aplikuar edhe datat 28-29 korrik. Theksojmë se ky problem erdhi si rrjedhojë e fluksit të madh të aplikimeve.
Njoftohen të gjithë maturantët/kandidatët, që nuk kanë mundur të aplikojnë për në universitet, se mund ta kryejnë këtë proces pranë DAR-it. Gjithashtu, ata do të kenë në dispozicion për të aplikuar edhe datat 28-29 korrik. Theksojmë se ky problem erdhi si rrjedhojë e fluksit të madh të aplikimeve.
QSHA do të marr të gjitha masat e nevojshme që asnjë maturant/kandidat të mos mbetet pa aplikuar.
Aplikantët duhet të jenë të vëmendshëm në ndjekjen e procesit. Nëse shpallen fitues në një nga programet e studimit që kanë renditur, ata duhet të regjistrohen brenda 48 orëve. Në të kundërt humbin të drejtën për të vijuar programin studimit.
Kandidati ka të drejtë të çregjistrohet për këtë raund të parë vetëm në datën 12 shtator. Aplikimi për raundin e dytë nis në datat 15 – 22 shtator. Në 30 shtator publikohet lista e fituesve të këtij raundi.
Procesin e regjistrimit, fituesit do të mund ta kryejnë nga data 1-14 tetor.
(Portali Shkollor)
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT
Rama dhe Manastirliu prezantojnë transformimin arsimor: Paga mësuesish 1250 euro dhe program pas-shkolle për fëmijët