QTPA

Trajnim i suksesshën në qendrën e trajnimeve "Albas"

Cilësia, debate, performanca e lartë, diskutimi, njohuritë, infrastruktura, mbështetja teknike, trajnierë të mirëformuar mbushin çdo boshllëk sado të vogël, që mësuesit mund të kenë në lidhje me arsimin...

Qendra e Trajnimeve “Albas”, vjen me shumë risi. Kurrikulat e reja, shoqërohen me paqartësi nga ana e mësuesëve, ndaj lind nevoja dhe domosdoshmëria për të marrë pjesë në trajnime. Mënyra si fitoni kreditet te qendra e trajnimeve “Albas” bën diferencën. Cilësia, debate, performanca e lartë, diskutimi, njohuritë, infrastruktura, mbështetja teknike, trajnierë të mirëformuar krijojnë klimën pozitive dhe mbushin çdo boshllëk sado të vogël, që mësuesit mund të kenë në lidhje me arsimin në përgjithësi, por edhe me lëndën e tyre specifikisht. QTPA mbylli një trajnim mjaft të suksesshëm mbi temën “Menaxhimi i klasës”, me trajniere Natasha Poroçanin. Trajnimi është për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.


Kuptimi i termit “menaxhim”

Menaxhimi parashikon një sërë veprimtarish të cilat në varësi të kontekstit në të cilin zhvillohen marin kuptimin e duhur. Menaxhimi në arsim përbën një nga shqetësimet kryesore të mësuesve, drejtuesve dhe pridërve sot (tw menaxhosh kohwn, hapwsiren, sjelljet e fwmijwve, prindwrit, kolegwt, problematika dhe risi qe dalin gjatw punws…etj) 


Menaxhimi i komunikimit 

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit bëjnë pjesë në llojin e kompetencave kyçe, në kurrikulën bërthamë në arsimin fillor. “Me qëllim që fëmijët dhe të rinjtë të zhvillojnë personalitetin, të nxënë dhe të marrin pjesë aktive në shoqëri, është me rëndësi që t’i kuptojnë mesazhet që u drejtohen dhe të shprehen në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, shenjave, kodeve dhe formave artistike. Për t’u bërë komunikues efektivë, nxënësit ndihmohen që të shfrytëzojnë në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese mjetet dhe mundësitë e komunikimit dhe të të shprehurit” 


Menaxhimi i mësimit ka të bëjë me drejtimin dhe organizimin e veprimtarive të tilla të të nxënit duke synuar që të maksimalizohet përfshirja produktive e nxënësit në mësim 


Menaxhimi i mirë i klasës është mënyra se si realizohet komunikimi i nxënësve me mësuesin , i nxënësve mes tyre përgjatë procesit mësimor. Ai fokusohet gjithashtu te mënyra e organizmit të nxënësve, mjeteve mësimore, procesit të mësimdhënies dhe instrumentave që mirërealizojnë mësimnxënien.


Marrëdhënia midis menaxhimit të sjelljes së fëmijëve dhe procesit të mësimdhënies

Kur flasim për shfaqje të sjelljes së fëmijëve, duhet të tregohemi sa më objektivë në përcaktim. 

Diapazoni i gjerë i sjelljeve të padëshiruara të fëmijëve, bën që dhe mënyrat e trajtimit të rasteve nga mësuesit të jenë të shumta.  


Tipet më të shpeshta të një sjellje të tillë janë:

Të folurit jashtë radhe ose pa leje .

• Të qënit i zhurmshëm.

• Mungesa e vëmendjes ndaj mësuesit.

• Moskryerja e detyrës së ngarkuar.

• Ngritja pa shkak nga vendi.

• Ngacmimi ose pengimi në punë i fëmijëve të tjerë.

• Refuzon të hajë ushqimin 

• Nuk ndahet nga prindi në mëngjes 

• …  etj 


Edhe studime të tjera, kanë treguar se mënyra sesi mësuesit menaxhojnë sjelljen e fëmijëve, ndikon në procesin e mësidhënies. Ata pohojnë se nga menaxhimi i mirë i tyre dhe trajtimi me seriozitet i situatave, ndikon drejtpërsëdrejti në krijimin e një mësimdhënie të suksesshme


(Portali Shkollor)

2,378 Lexime
5 vjet më parë