
TOEFL Junior Standard Test, ata kanë marrë nga 850 - 900 pikë do pajisen me certifikatë
Agjencia Kombëtare e provimeve informon të gjithë nxënësit, që në provimin e TOEFL Junior Standard Test kanë marrë nga 850 - 900 pikë, se do të pajisen me certifikatën Gold TOEFL Junior Certificates.
Agjencia Kombëtare e provimeve informon të gjithë nxënësit, që në provimin e TOEFL Junior Standard Test kanë marrë nga 850 - 900 pikë, se do të pajisen nga Educational Testing Service (ETS) Global BV me certifikatën Gold TOEFL Junior Certificates.
STA (ETS Global distributor) do të menaxhojë procesin.
Nxënësit që duan të pajisen me certifikatë, duhet të paguajnë 10 euro për certifikatën dhe 5 euro të tjera për shërbimin postar DHL.
Kjo pagesë do të bëhet në llogarinë e shpjeguar në linkun e aplikimit për certifikatë.
(http://registration.sta-edu.com/gold_toefl_junior/1.html)
a. Nxënësit duhet të aplikojnë online në faqen e internetit të S.T.A http://registration.staedu.com/gold_toefl_junior/1.html duke plotësuar një formular me të dhënat si: ID e Matures, emër, mbiemër, adresa e-mail, numër telefoni dhe adresën ku kërkojnë që t’iu dërgohet certifikata, nëpërmjet DHL-së.
b. Nxënësit do të paguajnë në bankë, duke shënuar emrin, mbiemrin dhe ID e Maturës.
c. STA do të verifikojë rezultatet në databazën e saj, në bazë të ID-së së Maturës.
d. STA do të realizojë dërgesën e certifikatave. Dërgesa postare e certifikatave do të bëhet sipas radhës së aplikimit, nga muaji shtator 2016 deri në muajin dhjetor 2016.
Periudha kohore në të cilën nxënësit mund të porosisin certifikatat është deri në fund të vitit.
Për më shumë informacion kontaktoni ETS, në adresën e e-mailit: [email protected]
Hapen dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT
Rama dhe Manastirliu prezantojnë transformimin arsimor: Paga mësuesish 1250 euro dhe program pas-shkolle për fëmijët
Nis faza e dytë e Programit për Zhvillimin Profesional të Mësuesve: 20 mijë mësues do të trajnohen falas në universitetet publike