Aktualitet

Theu këmbën gjatë qëndrimit në kopshtin privat në Tiranë, kush është edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren

Majlinda Dehima është edukatorja që punon në kopshtin privat në zonën e Ali Demit,ku dyshohet se një vajze 3-vjeçare iu thye këmba gjatë qëndrimit në kopsht. Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ngjarja, por nga pamjet filmike është vërejtur dhuna që kjo edukatore ka ushtruar ndaj të miturës me një vizore.

Majlinda Dehima është edukatorja që punon në kopshtin privat në zonën e Ali Demit, ku dyshohet se një vajze 3-vjeçare iu thye këmba gjatë qëndrimit në kopsht.

Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, por nga pamjet filmike të sekuestruara pas denoncimit të familjarëve, është vërejtur dhuna që kjo edukatore ka ushtruar ndaj të miturës me një vizore.

Në disa media është publikuar dhe video kur edukatorja në fjalë, gjuan 3-vjeçaren dhe kjo e fundit mban këmbën me dorë.


E mitura është transportuar në spital pas orës 15:00, i është nënshtruar një ndërhyrje urgjente pasi thyerja ishte në gradë të rëndë dhe këmbën aktualisht e ka në allçi.

Ende pritet një zbardhje e plotë e rrethanave të ngjarjes për të kuptuar se si e mitura përfundoi në atë gjendje.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,052 Lexime
1 vit më parë