NJOFTIM KLASA 2, 7, 10, 11

Tekstet shkollore dhe digjitale të miratuara nga MAS

Katalogu i teksteve shkollore digjitale albas të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për Kl. 2, 7, 10 dhe 11 për vitin shkollor 2017-2018. Përmbajtja dhe funksionalitetet e e-librave.

Njoftojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë, mësues, nxënës, drejtues, prindër, të njihen nga afër me tekstet shkollore digjitale të Sh. B. Albas, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për klasën e 2 (Dituri natyre 2, Edukimi për shoqërinë 2, Gjuha shqipe 2, Matematika 2); 7 (Art pamor 7, Gjuha shqipe 7, Histori 7, Matematika 7, Qytetaria 7); 10 (Letërsi 10, Gjuhë shqipe 10, Biologji 10-11, Kimi 10-11, Histori 10, Qytetari 10, Arte. Teatër 10, Art Pamor 10, Fizikë 10-11, Gjeografi 10, Muzikë 10, Matematikë 10-11); 11 (Gjuha shqipe 11, Letërsia 11, Historia 11, Gjeografia 11, Filozofi 11) duke klikuar:


http://www.portalishkollor.al/katalogu 


Sh.B. Albas, në përmbajtjen lëndore të teksteve shkollore digjitale 2017-2018, ka pasqyruar të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e mësuesve dhe nxënësve, që kanë 2 vite që po i përdorin e-librat albas me sukses. Gjithashtu, çdo lëndë është pasuruar me bazë didaktike audio-vizuale më të përparuar, me pyetësorë për kontrollin e njohurive në tri nivele (bazë, i mesëm dhe i përparuar), me detyra interaktive, me skema dhe çështje studimore për përforcimin e njohurive, me informacione shtesë dhe çdo material tjetër mbështetës për një mësimdhënie të efektshme dhe rezultate më të larta të nxënësve.


Të gjithë mësuesit që janë të interesuar për t’i përdorur tekstet digjitale Albas gjatë sezonit të përzgjedhjes të telefonojnë në numrin 04 231 9002 / 0692058402 ose të dërgojnë e-mail në adresën [email protected]. Pas kësaj do të pajisen menjëherë me kodin e regjistrimit, që shërben për t’i identifikuar si përdorues të klasës virtuale dhe si anëtarë të Portalit Shkollor.


Më pas vijohet me procedurën e regjistrimit (shkarkimin e platformës dhe instalimin e librit digjital Albas), duke ndjekur hapat e përshkruar në:


http://www.portalishkollor.al/e-libri/hapat-per-shkarkim.php  


Pas regjistrimit në Portalin Shkollor dhe zgjedhjes së lëndës do t’ju hapet rafti i librit dhe ju duhet të vendosni kodin e librit digjital, të cilin e gjeni në faqen e fundit të tekstit shkollor.


Për çdo nevojë që do të keni për: plane mësimore, libra mësuesi, mjete didaktike etj. Ju lutemi të kontaktoni në adresën [email protected] ose në numrin e telefonit 00355 45 800 160. 


Për shkarkimin e e-librave albas, jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë jo vetëm në mënyrë elektronike, por edhe duke ardhur vetë në shkollën tuaj, sapo ju të na njoftoni në adresën [email protected] ose në numrin 04 2319002.


(Albas)

7,146 Lexime
7 vjet më parë