Tekstet digjitale të miratuara nga MAS
Katalogu i teksteve shkollore digjitale albas të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për Kl. 10 dhe 11 për vitin shkollor 2016-2017. Përmbajtja dhe funksionalitetet e e-librave.
Ftojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë, mësues, nxënës,drejtues, prindër, të njihen nga afër me tekstet shkollore digjitale të Sh. B.Albas, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për klasat 10 dhe 11, për vitin shkollor 2016-2017 (Gjuha Shqipe 10, Letërsia 10, Qytetari 10, Histori 10, Gjeografi 10, Arte. Teatër 10, Arte. Muzikë 10, Arte. Art pamor10, Matematika 10-11 Pjesa parë, Fizika 10-11 Pjesa parë, Kimia 10-11 Pjesa parë, Biologjia 10-11 Pjesa parë, Historia e Arteve 11, Gjuha Shqipe dhe Letërsia 11, Kimia 11, Biologji 11, Histori e Qytetërimit Botëror 11) duke klikuar:
http://portalishkollor.al/katalogu/rafti.html
Sh.B. Albas, në përmbajtjen lëndore të teksteve shkollore digjitale 2016-2017, ka pasqyruar të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e mësuesve dhe nxënësve, që kanë një vit që po i përdorin e-librat albas me sukses. Gjithashtu, çdo lëndë është pasuruar me bazë didaktike audio-vizuale më të përparuar, me pyetësorë për kontrollin e njohurive në tri nivele (bazë, i mesëm dhe i përparuar), me detyra interaktive, me skema dhe çështje studimore për përforcimin e njohurive, me informacione shtesë dhe çdo material tjetër mbështetës për një mësimdhënie të efektshme dhe rezultate më të larta të nxënësve.
Të gjithë mësuesit që janë të interesuar për t’i përdorur tekstet digjitale Albas gjatë sezonit të përzgjedhjes, duhet të dërgojnë një email me të dhënat personale (emër, mbiemër, qyteti/rrethi, emri i shkollës, klasa, lënda, e-mail, nr. i telefonit) në adresën [email protected], ose të telefonojnë në numrin 04 231 9002. Pas kësaj do të pajisen menjëherë me kodin e regjistrimit, që shërben për t’i identifikuar si përdorues të klasës virtuale dhe si anëtarë të Portalit Shkollor.
Më pas vijohet me procedurën e regjistrimit (shkarkimin e platformës dhe instalimin e librit digjital Albas), duke ndjekur hapat e përshkruar në:
http://portalishkollor.al/e-libri/hapat-per-shkarkim.php
Pas regjistrimit në Portalin Shkollor dhe zgjedhjes së lëndës do t’ju hapet rafti i librit dhe ju duhet të vendosni kodin e librit digjital, të cilin e gjeni në faqen e fundit të tekstit shkollor.
Duke filluar nga dita e hënë, dt. 29 gusht, për çdo nevojë që do të keni në lidhje me platformën dhe shkarkimin e e-librave albas, jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë jo vetëm në mënyrë elektronike, por edhe duke ardhur vetë në shkollën tuaj, sapo ju të na njoftoni në adresën [email protected] ose në numrin 04 2319002.
Shembull pyetësori në tekstin shkollor digjital albas, Matematika 10
http://klasaime.al/librat_digjital/Matematika_10/kuice/kuic_10/
Shembull pyetësori në tekstin shkollor digjital albas, Gjuha Shqipe 10
http://klasaime.al/librat_digjital/Gjuha_Shqipe_10/materiale/pyetesore/fq_31_test_2/
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
“Znj. Osmond”, liria dhe psikologjia femërore në romanin e John Banville, përkthyer nga Granit Zela