Takimi me rektorin Arben Gjata, studentët e Mjekësisë rikthehen në auditorë
Ka përfunduar takimi i studentëve të Mjekësisë me rektorin e Fakultetit Arben Gjata. Ai iu ka dhënë mbështetje kauzës së tyre dhe u ka siguruar se nuk do ketë penailitete për bojkotin e studentëve deri daljen e vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kështu sot studentët e mjekësisë janë kthyer në auditorë.
Pas thuajse një muaji në protesta, studentët e mjekësisë kanë marrë sot garanci nga rektori Arben Gjata për mbështetje ndaj kërkesave të tyre.
Ata tashmë kanë vendosur që të rikthehen në auditorë, ndërsa pas takimit të zhvilluar sot me Gjatën, ky i fundit u ka pohuar se do t’i mbështesë deri në daljen e vendimit të gjykatës dhe se deri në atë kohë, nuk do të kenë kushtet për plotësim kontrate.
Ndërkohë studentët kanë marrë garanci nga ana e rektorit Gjata që orët e humbura do kenë mundësi për t’i zëvendësuar.
“U diskutuan ato 3 kërkesat tona, të merrnim garanci që deri GJK të japë vendimin e saj dhe ne të mos na paraqitet kontrata. Na dha garanci për këtë, ne do kemi mundësi që të kthehemi lirshëm në auditorë. Do të shkojmë që nesër në auditorë,” tha një student.
“Kjo ne na mjafton për të kuptuar që studentët kanë bojkotuar dhe mund të kthehet lirshëm në mësim, në rast se nuk do të mbahet fjala e dhënë do rikthehemi në bojkot. Gjetëm mirëkuptim si mes njëri-tjetrit dhe nga pala e të tjerëve,” tha një tjetër.
“Mendojmë që Gjykata Kushtetuese do jetë në favorin e studentëve,” tha një prej përfaqësuesve të studentëve.
Që prej fillimit të vitit të ri akademik, auditorët e Fakultetit të Mjekësisë kanë qenë pothuajse bosh. Përveç bojkotit, studentët kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku edhe kanë hedhur vezë apo letra higjienike, ndërsa kërkojnë shfuqizimin e ligjit që i detyron ata të punojnë të paktën tri vite pas diplomimit në Shqipëri, ose në të kundërt të paguajnë një tarifë të kripur shkollimi.
Kaltra Tafani
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Hartimi i projektit kurrikular
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri