VKM

Standardet e projektimit të shkollave

Standardet e ndërtimit të shkollave janë të përcaktuara deri në detaje në Vendimin numër 319 të Këshillit të Ministrave që mban datën 12 prill 2017. Shikoni se si uhet të jenë klasat ku zhvillohet mësimi.

Të gjitha mjediset e mësimit duhet te jene me sistem interneti dhe të kenë pozicionin e instalimit të video-projektorëve.

• Hapësirat e jashtme


Hapësirat e jashtme përbëhen nga:

1. Hapësira sportive (fushe loje, e përcaktuar nga kurikula)

2. Hapësira e oborrit (l m2/nxënës)

3. Hapësira qarkullimi (rrugë, trotuare, shtigje; 20% e hapësirës së jashtme)

4. Hapësira e gjelbër dhe ato te mbjella me dru dekorativ (30% e hapësirës së jashtme)

Lejohen variacione në plus/minus deri ne 10%.


Hapësirat sportive.

Hapësirat e jashtme sportive caktohen sipas kërkesave të programit mësimor ku duhen parashikuar:

- një fushë volejbolli

- një fushë basketbolli

- një fushë futbolli

- një fushë tenisi

- kënd gjimnastikor


Lloji i lojës Përmasat maksimale Përmasat minimale Përmasat standarde
  L IB L IB L IB
Futboll 120 90 90 45 100 70
Basketboll 28 15 24 13 26 14
Voleiboll 28 15 24 13 18 9
Tenis 23 11 23 11 23 11
Gjimnastike 25 12 15 8 20 10


Përcaktimi i funksionit dhe i hapësirës sportive do të jepet nga kurrikula e shkollës.


Klasat e mësimit

Klasat e mësimit janë mjediset kryesore në gjithë organizimin e shkollës. Ato duhet të jenë sa më të përshtatshme për zhvillimin e mësimit. Kujdes të veçantë tregohet në përcaktimin e formës, përmasave, ndriçimit dhe ajrimit natyror, si dhe të mënyrës së mobilimit.

Sipërfaqja e klasës varet nga numri i nxënësve të klasës dhe llogaritet si më poshtë:

Mosha   6 - 11 vjeç 1.2 -  l. 4m2/nxënës

Mosha 11 -  15 vjeç 1.2 - 1.4 m2 /nxënës

Mosha 15 - 18 vjeç 1.4- l. 6m2/nxënës


Për përmirësimin e kushteve të klasës dhe për një planifikim më të mirë të shkollave MAS ka përcaktuar dy grupime maksimal nxënësish për klasë (zonat rurale dhe zona urbane).

Në zonat rurale llogaritet një maksimumi prej 24 nxënësish kurse në zonat urbane llogaritet një maksimale prej 36 nxënësish.


Sipërfaqet e klasave duhet të luhaten nga 30 deri në 34 m2 për shkollat me popullsi dhe dendësisë të ulët me klasë me 24 nxënës dhe nga 44 deri 50 m2 në zonat me popullsi dhe dendësisë së lartë (klasë me 30-36 nxënës). Numrit dhe përmasave të bankave në rreshtat ballore 3 banka si dhe në rreshtat gjatësore


Format planimetrike të klasave, që këshillohen të përdoren, janë drejtkëndore (me raport brinjësh rreth 2:3) dhe afërsisht katrore 6.7 x 6.8 m.

Thellësia e klasave këshillohet të mos kalojë 7m, gjithsesi është e detyrueshme që nxënësi të mos jetë më shumë se 6 metra larg dritares nga ku merret dritë. Klasat duhet që minimalisht të marrin 2 orë dritë direkte. Për këtë arsye duhet të vendosen nga lindja.


Fleksibiliteti: Projektuesi do të duhet të parashikojë hapësirë të mjaftueshme për fleksibilitet për t’i mundësuar personelit të shkollës që të përshtatet me mjedisin e shkollës dhe me metodat e ndryshme të mësimdhënies; dhe për t’i mundësuar planifikuesve që të adaptohen me ndërtesat për nevojat e ardhshme të shkollës që korrespondojnë me kurrikulumin e mundshëm dhe programet në të ardhmen.


Llojet e ndarjeve të hapësirës që janë dhënë në programin e projektit duhet të zhvillohen në struktura të cilat mund të modifikohen lehtë për t’u përshtatur kërkesave në të ardhmen. Planifikimi me fleksibilitet është një konsiderim thelbësor në projektin e shkollave që te akomodojë evolucionin e vazhdueshëm në mendimin arsimor si dhe teknikat e teknologjitë e ndërtimit. Gjithashtu do të ndihmojë përshtatjen e shkollës nëse do të ketë ndryshime në rregulloren e planifikimit duke lejuar këto ndryshime pa ndonjë kosto të madhe.  


Këndet vizuale dhe largësitë: Shpesh nxënësit ankohen se nuk janë në gjendje të shohin qartë mjetet vizuale siç janë dërrasat e bardha dhe video-ekranet. Shpesh shkëlqimi është shkaktar i pamundësisë së nxënësit për të parë qartë. Një faktor tjetër i rëndësishëm është këndi i vijës së shikimit përgjatë të cilës ata shikojnë. Pamundësia për të parë qartë mund ta shtyjë nxënësin që të marrë një pozitë të parehatshme dhe kjo mungesë komoditeti mund të ketë për pasojë humbjen e përqendrimit. Kjo është posaçërisht e vërtetë për nxënësit e moshave më të reja,  këndi  i shikimit i të cilëve e shtrembëron imazhin madje edhe nëse nuk ka shkëlqim të fortë.


Ekzistojnë disa dëshmi se nxënësit të cilët janë të vendosur aty ku këndi i shikimit është ekstrem, ose largësia nga mjeti i konkretizimit është tepër e madhe, ata kanë të ngjarë të kenë rezultate të dobëta në mësim. Nëse thuhet se të gjithë nxënësit duhet të kenë mundësi të barabarta arsimimi, pavarësisht se ku ulen, atëherë projektuesi duhet t’i kushtojë rëndësi më të madhe vendosjes së tavolinave, në mënyrë që:

• Largësia maksimale ndërmjet rreshtit të fundit të nxënësve dhe dërrasës së shkrimit të jetë rreth 7.0 m. Përtej kësaj largësie është e vështirë të lexohen ato që janë shkruar dhe nxënësit sforcohen shume për t’u përqendruar, për të qenë në gjendje ta kuptojnë tekstin e shkruar;

• Largësia minimale ndërmjet rreshtit të parë dhe dërrasës së shkrimit të jetë rreth 2.0 m. Nën këtë largësi, nxënësit e rreshtit të parë nuk do të jenë në gjendje ta shohin tërë dërrasën e shkrimit nga një kënd i pranueshëm vizual;

• Këndi vizual minimal deri te dërrasa e shkrimit duhet të jetë 30°. Në këtë mënyrë këndi në të cilin shikohet mjeti mësimor nuk e shtrembëron të kuptuarit nga nxënësit të asaj që ata shohin. Nën 30°, leximi i atyre që janë shkruar vështirësohet;

• Drita kryesore natyrale duhet të jetë, sa më shumë të jetë e mundur, e vendosur në anën e majtë të nxënësve, që hija e dorës se tyre të mos bartet në tekstin ose vizatimin që janë duke bërë.


Hapësira e tavolinës për çdo nxënës


Gjerësia e tavolinës për 1 nxënës

6-10 vjeç = 60cm

10-18 vjeç = 65cm


Thellësia e tavolinës për 1 nxënës

6-10 vjeç = 50cm

10-18 vjeç = 60cm


Lartësia e tavolinës

6-10 vjeç = 65cm

10-18 vjeç = 74cm


Distanca ndërmjet dy tavolinave

Distanca e tavolinës në anë: 55 cm

Deri tek tavolina ose pajisje me lartësi maksimale: 20cm

Nga faqja e murit ku është vendosur gardëroba: 70cm


Distanca e tavolinave njëra pas tjetrës

6-10 vjeç: 50cm

10-18 vjeç = 60cm


Për më shumë se dy vende pranë njëra-tjetrës

6-10 vjeç: 60cm 

10-18 vjeç = 65cm

Pas radhës së fundit duhen parashikuar edhe 5 cm shtesë


(Portali Shkollor)

7,378 Lexime
6 vjet më parë