
Sportet, analizat mjekësore që duhet të bëjnë kandidatët
Kryerja e analizave është e detyrueshme për të gjithë ata maturantë/kandidatë që dëshirojnë të garojnë për të studiuar në Universitetin e Sporteve të Tiranës
Universiteti i Sporteve Tiranë (UST) ka publikuar kartelën mjekësore, ku përfshihen analizat që duhet të bëjnë kandidatët para se të hyjnë në konkursin e pranimit. Kryerja e analizave është detyrim për të gjithë ata kandidatë të cilët dëshirojnë të garojnë për të hyrë në këtë universitet. Maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë në Universitetin e Sporteve Tiranë, në formularin e aplikimit, i cili është duke u plotësuar dhe do vijojë deri në datën 11 gusht 2016, duhet të zgjedhin programet e studimit që ofron ky universitet, pasi në të kundërt nuk do të kenë të drejtën të hyjnë në konkurs.
Në datën 16 gusht 2016 do të shpallen në ambientet e Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe në faqen zyrtare lista e konkurentëve e cila vjen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Regjistrimet e kandidatëve për konkurset e pranimit në të 2 fakultetet e Universitetit të Sporteve të Tiranës (Bachelor Full -Time 2016-2017) do të bëhen në Degën e Informacionit Studentor dhe Regjistrimeve, UST. Veprimet do të kryhen nga data 16 gusht 2016 deri në datën 19 gusht 2016.
Konkursi këtë vit pritet të zhvillohet në periudhën 20-30 gusht. Ndër të tjera UST-ja lajmëron se lista me emrat e aplikantëve do t’u vijë nga Ministria e Arsimit brenda datës16 gusht. Më pas këta kandidatë do të kenë mundësi regjistrimi për konkurs deri në datën 19 gusht.
Dokumentet që duhet plotësojnë kandidatët janë:
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit (pasaportë biometrike ose letërnjoftim - kartë identiteti)
- Foto dokumenti 4x6 copë 2(dy)
- Formulari i kartelës mjekësore i plotësuar me firmë dhe vulë tek mjekët përkatës. Komisioni Mjeko-ligjor me tre firma dhe vula (bashkëngjitur këtij formulari edhe EKG e zemrës).
- Mandat pagesa e paguar në çdo bankë të nivelit të dytë.
Universitetii Sporteve të Tiranës ka në total 313 kuota pranimi për këtë vit akademik. Prej të cilave Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes në programin e studimit Shkencat e Lëvizjes ka 156, për maturantët brenda territorit janë 150 kuota, të tjerat janë për shqiptarët jashtë trojeve. Ndërsa në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, në programin e studimit Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit në total janë 157 kuota, për maturantët brenda territorit të vendit janë 150 kuota.
Hapen dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT
Rama dhe Manastirliu prezantojnë transformimin arsimor: Paga mësuesish 1250 euro dhe program pas-shkolle për fëmijët
Nis faza e dytë e Programit për Zhvillimin Profesional të Mësuesve: 20 mijë mësues do të trajnohen falas në universitetet publike