Sot nisi viti i ri shkollor 2022-2023, në gjimnaze shënohet numri më i ulët i regjistrimeve të nxënësve
Fillimi i vitit shkollor 2022-2023 ka shënuar një tregues të ri në numrin e nxënësve të regjistruar në të gjitha shkollat e vendit. Nga 453.989 nxënës vitin e kaluar, këtë vit numërohen 450 mijë nxënës që ndjekin arsimin parauniversitar. Në këtë ulje ka ndikuar emigracioni dhe migracioni në mosha të reja.
Sot nisi viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar. Rreth 29 mijë fëmijë u ulën këtë të hënë për herë të parë në bankat e shkollës. Risi e këtij viti është abetarja e përbashkët për nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë. Ndërkohë, këtë vit shkollor do të hapen disa shkolla në vend, 12 vetëm në Tiranë, të rindërtuara pas tërmetit. Por këtë vit është vërejtur në fenomen i ri në numrin e regjistrimit të nxënësve. Nga 453.989 nxënës vitin e kaluar, këtë vit numërohen 450 mijë nxënës që ndjekin arsimin parauniversitar. Të gjitha gjimnazet këtë vit, përfshirë edhe shkollat profesionale kanë regjistruar më pak nxënës. Rënia e numrit të nxënësve vjen si pasojë e emigrimit, migrimit dhe uljes së lindjeve gjithashtu.
Numri i nxënësve në arsimin para universitar përgjysmohet në tre dekada, rënie më e fortë për shkollat e mesme
Në vitet e para të tranzicionit deri në 1994-1995 regjistroheshin në klasë të parë rreth 77 mijë nxënës në vit. Por nga viti në vit ky numër ka rënë me shpejtësi prej emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë. Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë 2.6 herë më pak se para dy dekadash dhe rreth 4% më i ulët se një vit më parë. Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë.
Rënia shihet të jetë më e fortë për shkollat e mesme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit që i referohen rezultateve paraprake, për vitin shkollor 2022-2023 janë regjistruar në klasën e 10-të rreth 28 mijë nxënës, ndërkohë që vjet ky numër ishte rreth 31 mijë, duke shënuar kështu një ulje me gati 9 për qind. Rënia më e madhe në ketë grup-moshë, veç të tjerash i dedikohet emigracionit të lartë te të rinjve minoren.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ishin të regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitin 2021 ishte 278 mijë nxënës me një rënie vjetore 3 për qind ndërsa në 10 vite rënia ishte 34 për qind. Po sipas INSTAT vitin e kaluar akademik ishin të regjistruar në arsimin e mesëm rreth 103 mijë nxënës më një rënie vjetore 4.1 për qind dhe 31 për qind më pak se në vitin 2020. Rezultatet finale të regjistrimeve pritet të përpunohen në fund të muajit shtator për shkak të regjistrimeve me disa raunde në E-albania ketë vit.
Në total, në vitin 2021 ishin rreth 383 mijë nxënës të regjistruar në arsimin parauniversitar, sipas INSTAT, pothuajse përgjysmim në raport me vitin 1991, kur shifra ishte rreth 687 mijë (shiko grafikun: Numri i nxënësve të regjistruar gjithsej në arsimin parauniversitar 1991-2021)
Sistemi arsimor para-universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimin në periudhën e pandemisë, në 2020-n.
Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT vlerëson se gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Sipas anketave të INSTAT arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022.
Përveç emigracionit sistemi arsimor në qarqe është ndikuar rëndë edhe nga migrimi i brendshëm. Zhvendosja e popullsisë në Rajonin e Qendrës ka ulur numrin e nxënësve në qarqe dhe rritur numrin e klasave kolektive, të cilat cenojnë cilësinë e nxënies.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në 1 janar 2022 rezulton që rreth një e treta e popullsisë jeton në qarkun e Tiranës, qarku më i populluar në vend, ndjekur nga qarqet e Durrësit dhe Fierit, me rreth 10 për qind të popullsisë secili. Qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të ulët të popullsisë, me rreth 2,0 % të popullsisë së përgjithshme, ndjekur nga qarku i Kukësit, i cili ka 2,6 % të popullsisë së përgjithshme. Vetëm qarku i Tiranës ka shënuan rritje të popullsisë për periudhën 2021-2022.
Në Shkodër, 1500 nxënës më pak se viti i kaluar

Në shkollat e bashkisë së Shkodrës këtë vit shkollor janë 16500 nxënës që janë ulur në bankat e shkollës, pa llogaritur këtu arsimin profesional. Në klasë të parë, krahasuar me një vit më parë janë 65 nxënës më pak të regjistruar. Vitin e kaluar shkollor ishin rreth 18000 nxënës që nisin vitin arsimor, ndërsa këtë vit janë 16500 nxënës. Referuar shifrave, janë rreth 1500 nxënës më pak por sipas drejtuesve të arsimit kjo shifër nuk pranohet. Sipas tyre, janë vetëm 500 nxënës më pak.
Më pak nxënës të regjistruar edhe në Lezhë
Viti shkollor 2022-2023 ka nisur me 444 nxënës më pak nga klasa e parë deri në klasën e 10-të në Lezhë.Gjimnazi publik, privat dhe ai profesional ka nisur këtë vit shkollor me 129 nxënës më pak të regjistruar në klasën e 10 krahasuar me një vit më parë. Në Lezhë këtë vit ulen për herë të parë në bankat e shkollës 698 vogëlush, një më shumë se vitin e shkuar ku janë regjistruar 697 në klasën e parë.
Në këtë qytet janë regjistruar 1242 nxënës në klasën e parë, dhe 1395 në klasën e 10 ku numri më i ulet i regjistrimeve shihet në Mirditë ku janë regjistruar 127 nxënës në klasën e parë dhe 229 në klasën e 10.
Edhe pse numri i regjistrimeve ka qenë i ulët në qarkun e Lezhës, ku janë regjistruar rreth 1000 nxënës më pak, nuk ka patur asnjë shkollë të mbyllur për këtë vit shkollor.
Në Elbasan mbyllet një shkollë, braktiset nga nxënësit
Në Elbasan viti i ri shkollor ka nisur me një shkollë të mbyllur. Në fshatin Seltë dyert e një shkolle janë mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve. Këtë vit në këtë fshat të largët nuk kishte asnjë nxënës, çka solli edhe mbylljen e instuticionit. Në klasën e parë për vitin e ri shkollor 2022-2023 në Elbasan janë regjistruar 1110 fëmijë; 243 më pak se një vit me parë. Viti shkollor paraardhës 2021- 2022 regjistroi 1353 fëmijë në klasën e parë. Ne klasën e dhjetë janë regjistruar këtë vit 980 nxënës; 357 nxënës më pak se një vit më parë. Viti shkollor 2021-2022 nisi me 1337 gjimnazistë në klasën e dhjetë. Një vit më parë në ZVA Elbasan, rënia e numrit të nxënësve u shoqërua me mbylljen e 4 shkollave të fshatrave të cilat nuk regjistruan asnjë fëmijë. Në shumë shkolla në fshatra numri i fëmijëve është shumë i vogël ç’ka ka sjellë klasa të bashkuara dhe krijimin e shkollave vartëse.
Situata paraqitet e ngjashme në të gjithë qarkun sidomos në ato bashki që kanë zona të thella malore.
Kaltra Tafani
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shkolla qendër komunitare, plani vjetor i shkollës
Çfarë është qeveria e nxënësve?
Etika e komunikimit, fjalori i nxënësve të shkollave si (nuk) duhet të jetë, nga Muhamet Selmani