Analizë

Siguria në shkolla dhe vendimi për TikTok: Masa të nevojshme apo të tepruara?

Qeveria shqiptare vendosi mbylljen e TikTok për një vit, duke propozuar masa shtesë për sigurinë në shkolla, si monitorimi me kamera dhe edukimi digjital. Megjithatë, vendimi ka ngjallur debate: a mjaftojnë këto masa për të adresuar dhunën dhe bullizmin digjital, apo duhen qasje më gjithëpërfshirëse?

Nga Fiqiri Çifliku, ekspert arsimi 


Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë platformën Tik-Tok për një vit, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ky vendim është marrë për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin negativ të platformës tek të miturit. Plani përfshin masa për të rritur sigurinë në shkolla dhe për të adresuar problemet e dhunës dhe bullizmit digjital. Megjithatë, ky vendim ka ngjallur debate dhe kundërshtime. Disa argumentojnë se mbyllja e Tik-Tok është një masë e tepruar dhe se problemet mund të adresohen me masa më proporcionale, si edukimi digjital dhe rregullimi i përmbajtjes.


Në një takim me mësues dhe drejtues është shpallur plani i veprimit për sigurinë në shkolla. Plani synon fuqizimin e mekanizmave për parandalimin e rreziqeve dhe rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla dhe do të realizohet kryesisht me.

  • Bllokimin e tik-tok për një vit e shoqëruar me një paketë masash për kufizimin e rrjeteve për minorenët;
  • Monitorimin me kamera inteligjente të mjediseve të brendshme dhe të jashtme të institucioneve arsimore; 
  • Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë dhe shtimin e numrit të punonjësve në shërbimin psiko-social.
  • Ngritja e strukturave të dedikuara, brenda zyrave arsimore për menaxhimin e punës së oficerëve të sigurisë.
  • Janë planifikuar masa për edukim dhe ndërgjegjësim si dhe rritja e rrjetit të shkollave të hapura, ose SHQK.


A mjaftojnë këto masa? A janë ato të duhurat? 


Sigurisht e rëndësishme është që ka patur një vëmendje të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien fizike të fëmijëve në mjediset shkollor dhe kjo e amplifikuar nga rastet e fundit të dhunës, si ajo e shkollës Fan Noli. Në fakt personalisht prisja më shumë për masa që shtojnë angazhimin e fëmijëve në shkolla me aktivitete dhe mbikëqyrje në një kohë më të gjatë, Nëse analizojmë rastin e shkollës Fan Noli, sipas informacione rezulton se nxënësi nuk ka pasur fare llogari në rrjetin tik-tok, të paktën llogari të identifikueshme me emrin e tij pa marrë në konsideratë ato fallco. Shkolla mendoj se ka pasur oficerë sigurie, ka pasur të paktën dy punonjës të shërbimit psikosocial. Është shkollë e hapur ose SHQK. Në këtë kuptim mendoj se pritmëritë duhet të jenë të vogla nëse paketa nuk zgjerohet me masa që siç e citoj më sipër rrisin angazhimin e fëmijëve gjatë gjithë ditës dhe punonjës arsimor që janë vazhdimisht të lidhur me nxënësin për gjithë ditën mësimore. Ditë më parë në uebin e Portalit Shkollor kam publikuar një shkrim që lidhet me Përditësimin e kurrikulave dhe tetë nga fushat që duhet të jenë patjetër pjesë e kurrikulës sonë kombëtare https://www.portalishkollor.al/news/perditesimi-i-kurrikulave-sugjerime-nga-eksperti-i-arsimit-fiqiri-cifliku


Ndryshe nga dje kur thoshim se Bota është kaq e madhe, sot është zvogëluar, është bërë sa një "gogël", është një shprehje. E në këtë mjedis ku njerëzit janë kaq afër, ka të mirat, por edhe rreziqe që duhen përpallur.


Vërtetë tani jemi më afër, por ndjeshmëria është bërë më e ulët dhe largësia apo ftohtësia shpirtërore është rritur. Vërtetë dërgojmë "emojy" pa fund njëri-tjetrit në mënyrë virtuale, por nuk e dimë sa të sinqerta janë. 


Për t'u përballur me sfidat e sotme, por edhe me ato që na presin është e domosdoshme që individi të zotërojë disa aftësi. Në Botën që na rrethon i quajnë si 4C e nevojshme, aftësitë të shekullit të 21-të:

1.Critical Thinking

2.Creativitet

3.Collaboration

4.Communication


Sigurisht, në parim edhe ne shqiptarët përpiqemi të gjejmë veten në këto 4C, por në fakt pak e mbështesim realisht. Më shumë përpiqemi të imitojmë, të kopjojmë, të sajojmë veprime që në fakt nuk na kanë dhënë rezultatin e dëshiruar.


Më poshtë po përpiqem të sjellë një përcaktim të shkurtër të secilës nga katër C e diskutuara në rrjetet profesionale, të fushës së edukimit:


 1. Mendimi kritik ose krijues, nuk është gjë tjetër veçse aftësia e individit për të gjetur zgjidhje për problemet e jetës. Sa të mundur e kanë shkollat tona me infrastrukturën aktuale dhe burimet njerëzore ta sigurojnë në të gjitha ciklet e arsimimit.


  2. Krijimtaria, ose të mendosh jashtë kornizave. Në fakt vuajmë shumë nga paragjykimi, pengimi për të realizuar diçka, ca nga paragjykimi dhe ca nga mundësitë apo burimet e kufizuara apo jo të përshtatshme në raste të tjera.


  3. Bashkëpunimi. Puna me të tjerët. Sa të gatshëm jemi të punojmë në grup dhe sa kjo gjë edukohet në shkollat tona për tu bërë normë më pas? Mendoj realizohet diçka në klasat e fillore, por më pas jo. E kjo ka disa shkaqe, në radhë të parë infrastruktura, së dyti është formimi që marrin mësuesit në auditorë ku këto praktika janë "ëndrra në diell", e më tej numrat e nxënësve në klasë. Në disa raste numri është tejet i madh e në disa raste tejet i vogël.


 4. Komunikimi ose përcjellja e ideve.

Sot për fat të keq po ulet shumë numri i atyre që lexojnë, mendo se çfarë ndodh me ata që shkruajnë. Teknologjia në këtë aspekt ka pasur ndikim negativ pasi nuk ka qenë e mundur ta përdorim në funksion të komunikimit të drejtë. E kjo reflektohet në rrjetet sociale por edhe në gjuhën e rëndomtë që përdorin fëmijë, të rritur, djem e vajza sot.


Asnjëherë nuk është vonë për t’u nisur me gjithë forcën e motorëve për të kapur kohën që në fakt nuk ndalon. Ajo vijon, e ftohtë dhe e pamëshirshme. E për të mos “ngrirë” në këtë mjedis duhet të vrapojmë, të komunikojë, të bashkëpunojmë, të krijojmë, duke menduar në mënyrë kritike.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

296 Lexime
1 ditë më parë