Siguria në rrugë, tekstet shkollore burim informacioni
Në takim u diskutua se si mund të përmirësohet siguria në shkolla, por edhe jashtë saj nëpërmjet rregulloreve dhe materialeve edukuese. Iu mëshua fort faktit se tekstet mësimore janë burimi më i rëndësishëm i informacioneve jo vetëm për sigurinë rrugore.
Pranë ambienteve të hotel “Tirana” u organizua një tryezë e rrumbullakët me temë: “Çështjet e sigurisë në shkolla dhe nevoja për ndërgjegjësimin e nxënësve dhe mësuesve nëpërmjet programit mësimor dhe formalizimit të kushteve të sigurisë”. E ftuar në këtë takim ishte edhe shtëpia botuese “Albas”, përveç aktorëve të tjerë, si përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Ministria e Transporteve, Drejtoria e Policisë së Shtetit, Këshilli Shqiptar i Sigurisë Rrugore, Gazsjellësi Transadriatik etj. Kjo tryezë e rrumbullakët kishte si qëllim të ndante informacione dhe përvojën e aktorëve të ndryshëm për praktikat më të mira të sigurisë, që do të gjejnë vend për zbatim në shkollat shqiptare. Në këtë takim u diskutua edhe se si mund të përmirësohet siguria në shkolla, por edhe jashtë saj nëpërmjet rregulloreve dhe materialeve edukuese. Iu mëshua fort faktit se tekstet mësimore janë burimi më i rëndësishëm i informacioneve jo vetëm për sigurinë rrugore, por edhe më gjerë. Dhe për këtë u kërkua një bashkëpunim i ngushtë i autorëve të lëndës së Qytetarisë me specialistët e fushës. Duke qenë se botimet për fëmijë janë përparësi e botimeve të shtëpisë botuese “Albas”, u përmend edhe kontributi i saj në këtë fushë mjaft të rëndësishme për jetën e fëmijëve, por edhe të të rriturve, jo vetëm në tekstet shkollore, por edhe në botimet jashtëshkollore. Ndër problematikat e shumta me të cilat hasen fëmijët, është edhe siguria jo vetëm rrugore, problematikë që shtëpia botuese “Albas” e ka sjellë mjaft mirë me botimin e saj, “Të sigurt në rrugë”.
Në këtë konferencë u dhanë rekomandime konkrete se si mund të sillen përmirësime të ndjeshme në këtë fushë me anë të rregulloreve dhe mjeteve të tjera edukuese e ndërgjegjësuese për sigurinë e nxënësve në shkolla dhe jashtë saj. Sepse siguria e fëmijëve është një prioritet kryesor i të gjithë neve.
(Sevi Lami Agolli, Portali Shkollor)
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
Dhurojuni të vegjëlve tuaj Abetaren mbarëkombëtare!
Libri digjital, Albas prezanton metodologji të mësimdhënies bazuar në TIK