“Shtrigushja ime”
"Azdrubal Tirinanci nuk i lan kurrë dhëmbët, është i paedukatë dhe egoist. Por është edhe një djalosh modern, që mbetet i shokuar kur lexon në testamentin e të ungjit të ndjerë se, për të trashëguar pasurinë marramendëse të tij..."
Azdrubal Tirinanci nuk i lan kurrë dhëmbët, është i paedukatë dhe egoist. Por është edhe një djalosh modern, që mbetet i shokuar kur lexon në testamentin e të ungjit të ndjerë se, për të trashëguar pasurinë marramendëse të tij, duhet të martohet me një shtrigë. Ai nuk beson në ekzistencën e shtrigave, por u futet kërkimeve se si mund ta gjejë një të tillë. Për Emilinë, foshnjën flokëkuqe që pluskon në govatë, që flet me maçokun e zi dhe që nuk pasqyrohet në pasqyrë, familja Zep mendon se janë vetëm ca rastësi qesharake.
Ndërkohë, Azdrubali, që nuk ka ndër mend të heqë dorë nga pasuria e të ungjit, më në fund zbulon një libër magjie me udhëzimet e nevojshme për të njohur një shtrigë, gruan e vet të ardhshme. A do të shpëtojë Emilia e vogël nga kthetrat e gjahtarit të pështirë të trashëgimisë?
Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al
(Portali Shkollor)
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
Klubi “Miushi lexues” rinis takimet në librarinë Albas me librin “Izadora Mun shkon në shkollë”
“Abel Sançez: një histori pasioni”, botim i ri i Albas përkthyer nga Antonio Çikollari