Nisma

“Shqipëria në një makinë”, nisma e Albas të premten zhvendoset në Shkodër

Të premten na gjeni në pedonalen e Shkodrës për të folur dhe për t’u informuar mbi vlerat e Parqeve Kombëtare dhe mbrojtjen e mjedisit. Motoja jonë është “Turizmi për turizmin dhe mjedisin”, duke synuar vendosjen e stendës sonë të infopointit në zona me frekuentim të lartë turistik.

“Shqipëria në një makinë” është një nismë e shtëpisë botuese ALBAS, që synon promovimin e turizmit, ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe njohjen e trashëgimisë natyrore përmes lëvizjes, informimit dhe botimeve. 


Makina lëvizëse, që shërben si ekspozitor i botimeve me në fokus turizmin dhe mjedisin dhe si infopoint, do të lëvizë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.


Të premten na gjeni në pedonalen e Shkodrës për të folur dhe për t’u informuar mbi vlerat e  Parqeve Kombëtare dhe mbrojtjen e mjedisit.


Fundjavën që lamë pas, makina lëvizëse ishte pranë turistëve dhe vendasve në qytetin e Lezhës dhe në plazhin e Shëngjinit, ku u ishin në fokus librat që trajtojnë rëndësinë e perlave natyrore dhe turistike shqiptare. 

Motoja jonë është “Turizmi për turizmin dhe mjedisin”, duke synuar vendosjen e stendës sonë të infopointit në zona me frekuentim të lartë turistik, me qëllim informimin dhe  orientimin e turistëve drejt zonave gjeografikisht të afërta, që kanë të njëjtin potencial tërheqës, po nuk e kanë marrë vëmendjen e merituar. 

Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,144 Lexime
2 vjet më parë