Nisma

“Shqipëria në një makinë”, nisma e Albas të dielën dhe të hënën zhvendoset në Shëngjin dhe Lezhë

Makina lëvizëse, që shërben si ekspozitor i botimeve me në fokus turizmin dhe mjedisin dhe si infopoint, do të lëvizë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Të dielën dhe të hënën na gjeni në Shëngjin dhe në Lezhë për të folur dhe për t’u informuar për Parkun Kombëtar të “Valbonës” dhe jo vetëm.

 “Shqipëria në një makinë” është një nismë e shtëpisë botuese ALBAS, që synon promovimin e turizmit, ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe njohjen e trashëgimisë natyrore përmes lëvizjes, informimit dhe botimeve. 


Makina lëvizëse, që shërben si ekspozitor i botimeve me në fokus turizmin dhe mjedisin dhe si infopoint, do të lëvizë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.


Të dielën dhe të hënën na gjeni në Shëngjin dhe në Lezhë për të folur dhe për t’u informuar për Parkun Kombëtar të “Valbonës” dhe jo vetëm.


Fundjavën që lamë pas, makina lëvizëse ishte pranë turistëve dhe vendasve në qytetin e Durrësit dhe në plazhin e Golemit, ku u ishin në fokus librat që trajtojnë rëndësinë e perlave natyrore dhe turistike shqiptare. 

Motoja jonë është “Turizmi për turizmin dhe mjedisin”, duke synuar vendosjen e stendës sonë të infopointit në zona me frekuentim të lartë turistik, me qëllim informimin dhe  orientimin e turistëve drejt zonave gjeografikisht të afërta, që kanë të njëjtin potencial tërheqës, po nuk e kanë marrë vëmendjen e merituar. 


 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,228 Lexime
2 vjet më parë