“Bijtë e gënjeshtrës”

Shpresa për të shëruar të keqen njerëzore

“Bijtë e gënjeshtrës” e autorit Scott Peck, psikiatër amerikan dhe autor best-selling, vjen në gjuhën shqipe nën logon e Albas, me përkthim të Genci Muçollarit.

M. Scott Peck (1936-2005): psikiatër amerikan dhe autor best-selling, i njohur veçanërisht me librin “Rruga në të cilën rrallë shkohet” botuar në gjuhën shqipe nga ALBAS. Emri i tij u bë shumë shpejt në botë strehëz për turmat në kërkim të ndihmës për vetveten. Në librin “Bijtë e gënjeshtrës”, Peck hulumton thelbin e së keqes njerëzore.


Ata persona që janë të këqinj sulmojnë të tjerët, në vend që të përballen me dështimin e tyre. Peck pasqyron rrënimin dhe shkatërrimin ku ata bij të gënjeshtrës ndërveprojnë dhe ndikojnë në jetët e atyre që kanë përreth. Ai paraqet, bazuar në raste konkrete të ndeshura gjatë punës së tij si psikiatër, shembuj të së keqes në jetën e përditshme.


Ky libër “mik udhëtimi” me secilin prej nesh shkakton njëkohësisht shqetësim dhe mrekullim dhe është e pamundur të lëshohet nga dora, sepse ofron një përqasje tërësisht origjinale ndaj këtij problemi të lashtë të së keqes njerëzore, si dhe të mbush me shpresë për shërimin e kësaj “sëmundjeje” e cila e pengon zhvillimin e shoqërive të emancipuara.


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

1,868 Lexime
7 vjet më parë