“Shoqja ime ka sindromën Daun”
Marvit i pëlqen të shëtisë me biçikletë, i pëlqejnë kafshët, por edhe të vizatojë personazhet e filmave si: Batmani, Spadermenin, etj. Kur të rritet ai dëshiron të bëhet futbollist.
“Edhe unë lexoj...” Kjo ishte motoja që i mblodhi nxënësit e Institutit Arsimor Eurolingua në bibliotekën e shkollës për aktivitetin “Shoqja ime ka sindromën Daun”.
“Të zhytesh në botën e librit është sikur futesh në një botë magjike, por të lexosh e të njihesh me të veçantat dhe të përbashkëtat që mund të ketë një shoqe/shokë me sindromën daun, kjo është e veçanta e këtij aktiviteti”, - thotë Ola dhe Meglana, nxënëse në klasën e 5-të.
Marvi është nxënës i klasës së dytë i cili studion në ketë shkollë. Si të gjithë fëmijët e kësaj shkolle edhe Marvi është shumë i dashur dhe shumë bashkëpunues edhe përse ky fëmijë ka sindromën daun. Sot, në muajin tetor që njihet ndryshe edhe si muaji i sensibilizimit të kësaj sindrome, Marvin ka një mesazh për shokët e kësaj shkolle, por edhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë.
Ashtu si Tina, personazhi në libër edhe ai ka hobet dhe pasionet e veta. Kur e pyet se çfarë të pëlqen ai shprehet: “më pëlqen të shëtis me biçikletë, më pëlqejnë kafshët, por edhe të vizatoj personazhet e filmave që shikoj si: Batmani, Spadermenin, etj.”, madje guxon edhe më tej kur thotë se kur të rritet do të bëhet futbollist”.
Marvi kërkon nga shokët ta pranojnë siç është, ai ndihet mirë, është i kënaqur... dhe në fund nuk harron t’i kërkojë ndjesë mësuesve, shokëve, punonjësve të kësaj shkolle për ndonjë shqetësim të sjellë. Familjen e falënderon shumë që e ka sjellë në ketë jetë.
Përqafimet dhe puthjet e Marvit për shokët, shoqet si dhe mësuesit ishin shumë domethënëse. Ajo që binte në sy ishte dashuria dhe dhuratat e shumta që i bëjnë shokut të tyre nxënësit e kësaj shkolle.
Nuk ishte aspak e lehtë për të që të lexonte, madje mësuese Yllka Qirko (ideatore e këtij aktiviteti) shprehet se: “Për shkollën ku ai studion është një sfidë e vërtetë”.
Aktiviteti mori një drejtim të veçantë kur në ambientet e bibliotekës u bashkuan të gjitha klasat e ciklit 9-vjeçar, mesa duket edhe ata kishin një mesazh për shokun e tyre të veçantë.
Ata kishin përgatitur një video për Marvin nën kujdesin e mësueses së biologjisë Etleva Mone rreth njohjes mbi sindromën daun, duke prezantuar një reportazh rreth fenomenit daun dhe shokut të tyre të vogël Marvi.
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi