Shoqëria është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër
Shoqëria është diçka fantastike! Me shokët dhe shoqet mund të kalohet koha mjaft mirë, të bëhet shaka, të ndërmerret diçka, mund tu besosh sekrete, të ndash dëshirat, të bësh kifle dhe shumë e shumë gjëra të tjera.
Shoqëria është diçka fantastike! Me shokët dhe shoqet mund të kalohet koha mjaft mirë, të bëhet shaka, të ndërmerret diçka, mund t'u besosh sekrete, të ndash dëshirat, të bësh kifle dhe shumë e shumë gjëra të tjera.
Por çfarë ndodh kur një shoqe ose një shok ka nevojë për ndihmë, sikurse Pauli në këtë libër? Ai ka ndjesinë, sikur të gjithë janë hedhur kundër dhe po i zënë frymën. Prandaj ai mbyllet në vetvete dhe do vetëm që ta lenë të qetë. Nga dëshpërimi nuk arrin ta kuptojë që të tjerët duan veçse ta ndihmojnë.
Për fat të mirë Koni dhe shoqet e saj i qëndrojnë pranë dhe kujdesen për të. Në fund të fundit, shoqet dhe shokët për këtë janë po jo? - shkruan Dagmar Hobfeld, autorja e aventurave të Konit dhe shokëve të saj, serisë së librave për fëmijë, të cilët janë sa edukues po aq edhe të bukur për t'u lexuar dhe pasur në bibliotekat e shtëpive dhe shkollave tona.
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi