AKTIVITET

SHMB "Isak Alla", Librazhd, shpërndan mesazhe të rëndësishme në Ditën Ndërkombetare të Edukimit

Shkolla e Mesme e Bashkuar "Isak Alla" Zgosht, Librazhd, realizoi aktivitetin në kuadër të "Ditës Ndërkombëtare të Edukimit. Një aktivitet gjithëpërfshirës ku në fokus ishte arsimi si faktori kryesor në zhvillimin global, përparimin dhe paqen.

24 janari është një datë kalendarike vjetore e vendosur nga Kombet e Bashkuara, për të festuar rëndësinë e Arsimit dhe ndikimit të tij në mbarë botën. Arsimi është thelbësor për një zhvillim të qëndrueshëm. jo do të thotë mundësi të barabarta për të gjithë, gjithëpërfshirje dhe zhvillim të qëndrueshëm në arsim. 


Arsimi është një e drejtë njerëzore, e cila nuk duhet të mohohet kurrë. Si qenie njerëzore, ne kurrë nuk ndalemi së mësuari. Arsimi është një e mirë, por edhe një përgjegjësi publike. Pa arsim cilësor, vendet nuk do të arrinin dot barazinë gjinore, apo të thyejnë qarkun e varfërisë.


Ndaj shkolla e mesme e bashkuar "Isak Alla" Zgosht, Librazhd, i kushtoi një rëndësi të madhe Ditës Ndërkombetare të Edukimit, dukë përfshirë të gjithë nxënësit nëpër aktivitete të ndryshme, të cilat në fokus kishin rëndësinë e edukimit. Mesazhe të rëndësishme u shpërndanë në këtë ditë, përmes posterave, vizatimeve, poezive, si: "Të gjithë njerëzit janë të barabartë, padallim ngjyre, etnie, etj.", "Të gjithëve duhet t'u ofrohet arsimim falas", "Dija është ajo që na çon përpara". Aktiviteti u shoqërua nga vallet tradicionale, këngë, etj. 


Roli i kësaj dite:

Të rinjtë ndërgjegjësohen mbi rolin kryesor që ka edukimi. Përpjekjet për të pakësuar pabarazitë sociale në shoqëri.  

2. Evidentimi i problematikave që has procesi i edukimit në ditët e sotme. 

3. Parashtrimi i disa ideve për zgjidhjen e këtyre problematikave.


(Portali Shkollor)

2,920 Lexime
4 vjet më parë